Blendi Fevziu duke reklamuar biznesin e 12-vjeçarit në Palasë

Kronikë

Blendi Fevziu reklamon edhe ‘biznesin’ e një mituri në vendin superluksoz! A është legale që një 12-vjeçar të promovohet e vetëpunësohet?!

2 Gusht, 21:14| Përditesimi: 2 Gusht, 21:22

  • Share

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë sot një postim ku reklamon edhe “biznesin” e një fëmije 12-vjeçar në ‘Green Coast’, një vend superluksoz në Palasë të Himarës, i cili pretendon se shet lëngje për pushuesit.

Fëmija duket se ka pak probleme me orientimin dhe të folurin dhe ndoshta ky “biznes” i bën mirë edhe për shëndetin e tij. Por pyetja që lind natyrshëm është nëse është legale të reklamohet një fëmijë i mitur në biznes?

Apo është thjeshtë një mënyrë që prindërit e tij e keqpërdorin për ta zëvendësuar në banak pasi të largohet Fevziu?

Është interesante të hetohet kush është ky fëmijë. Se ndoshat del që prindërit kanë vila në ‘Green Coast’ dhe e përdorin këtë si karem për biznes, që mori edhe promovimin e gazetarit. /TEMA/

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/08/2025 04:55

    Tek ne,femije edhe me te vegjel se ky lejohen te shesin limonata me cmim centesh kuptohet dhe me pranine e prinderve,gjithashtu lejohen te mbledhin ndihma ne para per shkollat e tyre,aktivitetet sportive,ose artistike.

    Përgjigju
    • Or tej: 03/08/2025 07:26

      Mos e merr per te mireqene ate qe behet tek vendi ku je ti sepse eshte vendi me kapitalist ne bote or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?