Blerta Kllokoqi Rugova, nusja e djalit të Ibrahim Rugovës , ose siç thirret në popull “e reja e Rugovës”, erdhi sot me një rrëfim ndryshe në podkastin “Flasim”, ndërsa shprehu edhe ambicien e saj për t’u marrë me politikë.
Edhe pse nuk e ka njohur personalisht Presidentin Rugova, pasi ai ishte ndarë nga jeta kur ajo u bë pjesë e familjes, Blerta tregon se disa virtyte të tij i sheh të reflektuara te fëmijët e saj.
Blerta ka rrëfyer gjithashtu edhe për arrestimin e bashkëshortit të saj, Ukë Rugova, gjatë kohës që ajo ishte shtatëzënë, si edhe thënien e ish-presidentit Rugova që i dha asaj kurajo në atë moment tejet të vështirë.
“Në atë kohë, më është përmbysur bota. Mirëpo, mua që atëherë më pati dërguar Uka një letër, që më ka treguar thënien e Presidentit. Më ka thënë, ‘Mos harro! Në politikë dhe në paraqitje publike, apo në shërbim të popullit, më e lehta që mund të të bëjnë është burgu. Burgu është luks.’ Edhe, aty e kam marrë vehten.
Në të vërtet e kam marrë veten se më është kujtuar më së pari nëna e Presidentit Rugova, që e ka humbur edhe burrin edhe vjehrrin, kur e ka patur djalin vetëm një muaj e gjysmë. Por, ka vazhduar. Nuk u dorëzua. Kështu që, unë e dija që të paktën Uka është diku. Është një proces, i cili e ka një fillim, do ta ketë edhe një mbarim. Dhe mua më duhet të kaloj në atë proces,” u shpreh Blerta Rugova.
Lajmi kryesor:
E reja e Rugovës kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët! Rama: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse s’kemi miq të mëdhenj
Xh.K//ReportTv.al