TIRANË- Partia Demokratike prezantoi sot drejtuesin e fushatës së PD-së për 11 majin. Strategjinë e fushatës për zgjedhje, Berisha ia ka besuar konsulentit të fushatës së Trump, Chris LaCivita, të cilit presidenti i SHBA-së i pagoi 19.2 milionë dollarë.
Por, pse Partia Demokratike i shmanget transparencës? Gjatë prezantimit të LaCivitës, Berisha nuk bëri asnjë transparencë mbi pagesën dhe mbi burimin e parave, e madje i pyetur edhe nga Report Tv jashtë Kuvendit, kryetari i PD nuk zbuloi shifrën sa ka paguar për blerjen e tij. Berisha tha se nuk është marrë ai me negociatat.
“Do i merrni vesh që të gjitha. Nuk ka sekret. Nuk jam marrë me negociatat. Nuk do mbetet asgjë pa u thënë”, tha Berisha.
Kjo ‘blerje’ e Berishës nuk u shpëtoi socialistëve, ku ministri Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit u kërkoi transparencë mbi kontratën dhe u tha të deklarojnë në KQZ se sa u kushtoi kontrata me konsulentin e fushatës së Trump.
“Erdhe këtu dhe përmende një zotëri amerikan. Që e ke paguar për punë. Bëni mirë, sipas rregullave të bëni transparent kontratën me zotërinë. Ai shërbim është thjesht me pagesë dhe nuk vlen asgjë tjetër”, vijoi Balla.
Me ironi e komentoi këtë lëvizje të demokratëve edhe deputeti socialist Ilir Metaj, i cili tha me ironi se opozita tashmë do përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
“E dija që në seancën e sotme do ishte diskutimi rreth vendimit të SPAK, por edhe vendimin e PD për afrimin e një lobisti. As nuk diskutohet që kjo ana këtej e sallës nuk duhej të ishte e gëzuar, më habit ngazëllimi i anës tjetër të sallës, duke shpresuar që vendimi i SPAK, ose blerja e një lobisti amerikan do kthejë mbrapsht të gjithë drejtimin që kjo Shqipëria është duke ecur dhe se rezultatet e 11 majit do përmbysen. Shumë shpejt do jemi në përballje, populli do të dijë të vendosë, jo vetëm populli në Shqipëri, por edhe emigrantët”, tha Metaj.
Në dalje nga seanca e sotme plenare në Kuvend, Berisha foli edhe për gazetarët jashtë. Berisha u pyet nga gazetarja e Report Tv, për ardhjen e drejtuesit të fushatës së Trump, Chris LaCivita në zgjedhjet e 5 nëntorit, në Tiranë.
LaCivita do drejtoj fushatën e Berishës. Kreu i PD-së nuk u përgjigj pyetjes së Danjela Malokut se sa kushtoi ardhja e La Civitas krah Berishës dhe kontrata me të.
'Që u bë për atë qëllim, mos e ke asnjë dyshim se deklarata e tij nuk ishte dhe nuk mund të bëhej me dëshirën e Sali Berishës. Buronte nga thellësitë e establishmentit republikan. Soros është faktuar, e morët vesh Blinken është non grata për çdo zyrë federale të Amerikës. Nuk mund të futet në asnjë institucion si rrezik për sigurinë kombëtare. E merrni vesh kush është Rama i lidhur me të. Karma është ashtu i siç e dini vetë. A mund të sfumohet kjo deklaratë e kryetarit të PR, është inspiruese për shqiptarët. Dhe damkosëse për sorosianët në Shqipëri. Do i merrni vesh që të gjitha. Nuk ka sekret. Nuk jam marrë me negociatat. Nuk do mbetet asgjë pa u thënë.'
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla i përmendi Berishës sot në parlament ardhjen në Tiranë të Chris LaCivita, i cili doli krah Berishës. Republikani që i bëri fushatën fituese Trump tashmë do merret me fushatën e Berishës për 11 majin.
Balla i kërkon Berishës të bëjë transparencë lidhur me shpenzimet për ardhjen e La Civitës në Shqipëri. Ndërsa çdo deklaratë e këtij të fundit nuk merret për bazë pasi është një person i paguar.
'Erdhe këtu dhe përmende një zotëri amerikan. Që e ke paguar për punë. Bëni mirë, sipas rregullave të bëni transparent kontratën me zotërinë. Ai shërbim është thjesht me pagesë dhe nuk vlen asgjë tjetër. Folët për ambasadoren e SHBA, ka qenë e emëruar me firmë të Trump. E paska ngatërruar Trump? Kjo i vë kapakun këtij diskutimi.
Ftesa jonë nesër në ligje të votohen ndryshimet në kodin zgjedhor. Ia kemi borxh bashkatdhetarëve. Të bëjmë gjthçka që bashkatdhetarët tanë të votojnë. Shkoni nesër në ligje ejani të enjten këtu ta mundësojmë votën e diasporës. Është moment historik. Të mundësojmë pagesën e postës. Ta bëjmë 60 ditë. Regjistrohuni në KQZ.gov.al'.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Pse u blika Amerika? Po te ish ashtu do ta kishin blere vendet arabe. Ju lutem jo fjale fyese per Ameriken sepase Amerika eshte dhe para Shqiperise.
PërgjigjuSado te jete shuma nuk krahasohet me 500 mil usd qe Klinton-Biden-Sorros me gjithe fundrrimat me DASH e CIA “investuan “ ne projektin “Rama-Enveri i Ri”.
PërgjigjuO koli me qe merresh me projektet mun te me thuash çfar projekti ndoqi sala +lulushi +likja per shqiperine ? A nuk ishte projekti i Gerdecit me pentagonin e amerikes tende te madhe ? Turp per nivelin e ulet te komentuesve .Erioni shume shpejt do te d'ali po se nxori drejtesia do ta nxjeri populli .