TIRANË- U duk si një aksident rrugor i një makine të blinduar "Mercedes Benz G Class" me targa ruse me vlerë që mund të arrijë deri në 250 mijë euro, por pas tij mund të fshihet një atentat i mbetur në tentativë. 34-vjeçari Eldin Dergjini (Barova), nga Shkodra, banues në Tiranë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 teksa udhëtonte me automjet në afërsi të sheshit "Shqiponja", doli nga rruga duke u përmbysur. Shqiptarja.com mëson se Eldin Dergjini është vëllai i deputetes së LSI-së, Amra Barova, por ka ndërruar mbiemrin për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.
Ambra Barova, deputete e LSI nga opozita e re, vajza e muzikatit në njohur Luana Barova dhe Eldin Dergjini (Barova)
Me marrjen e dëshmisë së tij në polici nisën të dalin në dritë detajet e para.
Eldin Dergjini ka deklaruar se dikush e ka ndjekur nga mbrama me automjet dhe i ka goditur makinën çka solli edhe daljen nga rruga. "Kam qenë duke ecur me makinë me shpejtësi. Vura re që kisha një automjet pas, por nuk e di nëse po më ndiqte. Ajo makinë më goditi nga pas. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi ", mësohet të jetë shprehur Dergjini. Aktualisht 34-vjeçari ndodhet në spital, jashtë çdo rreziku për jetën me dëmtime të lehta.
Por përse lindin dyshimet për atentat? Makina nuk u regjistrua në doganë
Eldin Dergjini udhëtonte me një makinë të blinduar me targa ruse, një automjet tip 'Mercedes Benz G Class' me targë H001CH 199, vlera e të cilit shkon diku mes shifrave 150-250 mijë euro. Që këtu lindin dyshimet e para se ai i ruhej një atentati, për shkak se makina ishte e blinduar. Pas aksidentimit, i riu ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe burime për Report Tv thonë se ka shkuar vetë në një spital privat.
"Pas aksidentit nuk kisha shumë plagë në trup, jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital. Makinën e kam marrë nga jashtë, ka pak kohë që e kamë marrë dhe prisja të bëja dokumentet" ka thënë ndër të tjera Eldin Dergjini", mësohet t ëjetë shprehur 34-vjeçari.
Por dëshmia e tij nuk ka qenë shumë bindëse për policinë pasi ende nuk është zbuluar se kush ishte taksisti që e dërgoi në spital, por as makina që e ka goditur nga pas. Burime zyrtare konfirmojnë se targa nuk rezulton e regjistruar në sistemin doganor duke hedhur poshtë pretendimin e tij se ishte në pritje të bërjes së dokumenteve, duke përforcuar kështu dyshimet se mjeti është i trafikuar, ndërsa targa mendohet të jetë e falsifikuar. Për këtë arsye, në hetimin e çështjes janë edhe efektivë të trafiqeve të paligjshme.
Dyshimet janë se 34-vjeçari nuk ka qene i vetëm me makinë por me një tjetër person. Edhe nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se makina e blinduar është goditur nga një tjetër automjet nga pas duke ngritur dyshimet e një atentati të mundshëm ndaj personave që lëviznin me blindin me targa ruse.
Makina e aksidentuar
Precedentët, si i shpëtoi drejtësisë?
Eldin Dergjini rezulton të jetë me precedente të mëparshme penale. Në vitin 2014 është arrestuar në Tiranë dhe më pas gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
Por jo më larg se gushtin e kësaj vere Dergjini është arrestuar në Himarë për shkak se ishte kapur me armë mbajtje pa leje. Por edhe në këtë rast ai është lënë i lirë në rrethana të dyshimta.
Nuk mbaron me kaq, Dergjini rezulton i dënuar më para një viti në Trieste të Italisë për trafik droge. Policia dyshon se Eldin Dergjini i ka shpëtuar një atentati gjatë aksidentit ditën e djeshme. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën e aksidentit, për të verifikuar nëse realisht ka një makinë e cila e goditur të riun. Nga kontrolli i automjetit nuk është gjetur send i jashtëligjshëm.
Vendimi i 2014, si u lirua Dergjini me firmën e Fatmira Hajdarit
Episodi i vitit 2014 kur shkodrani është arrestuar për kundërshtim të efektivëve të policisë, ka të bëjë me refuzimin nga ana e Eldin Dergjini për të mos paguar formularin e gjobës. Por në atë vit, trupa gjykuese e përbërë nga Gramoz Levanaj, Fatmira Hajdari dhe Edmond Gogo, ka vendosur ta lirojë nga burgu,për një vepër penale që rrezikohet deri në një 1 vit burgim. Dergjnit i dhënë vetëm masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje'.
Vendimi i lirimit
Makina me targa të falsifikuara
Ndërkohë me anë të një kërkimi të thjesht, Shqiptarja.com, mëson se të njëjtat targa 'H 001 CH/199' ekzistojnë edhe në një automjet tjetër në Rusi. Automjeti me të njëjtat targa në Rusi është i tipit 'Bently' dhe kjo është e paqartë se si të njëjtat targa ekzistojnë në dy makina të ndryshme, ku njëra prej tyre u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidenti në Tiranë. Sipas faqes në internet fotot janë bërë para 4 vitesh dhe se fundmi para 9 muajsh.
Me ke mendohet se ka lidhje ky?
PërgjigjuKush mendohet se e ka bere atentatin?
Përgjigjuper ke brace e ke fjalen?
Përgjigjusma merr mendja o shkodran
Dihet qe bracja esht i perfshire ne trafikun e droges me kte boroven.
Behet fjal te ket ken ibrahim lici "bracja".kan pas dhe dy canta me para me vedi,keto jane zerat qe qarkullojn ne shkoder.
Nje pyetje kam!! Ça thote Qytetari Dixhital per kete ngjarje??! Si ka mundesi qe qytetari nuk ka reaguar per kete ngjarje te ndodhur ne mes te kryeqytetit, me blinda e ndjekje dhe kane qene qindra sy qe e kane pare??!! I qenka keput antena me duket.....
Përgjigjusi ka mundesi si denoncoi sala keto???
Bracja do kete kene me siguri se keshtu po aludohet...
Kush eshte ai gjyqtar karafil qe i nderron mbiemrin nje njeriu me precedente penal per te mos u identifikuar? Ekziston nje ligj i tille?
PërgjigjuPo kush mendohet te ket qene personi tjeter ne makine?
PërgjigjuMos ka qen me Leonard Duken ne makine se ata sikur i perdorin shpesh targat ruse?
PërgjigjuMos kane qene ato te S.L(l)eshit duke te ndjekur ore cun hahahah Se tani kemi dhe skuadra speciale,ktu eshte per te qare si jemi katandisur
PërgjigjuKu ishte skuadra speciale e z. Sander Lleshaj qe ti ndiqte? Apo dolen aty per te bere show perpara mediave
PërgjigjuA thu do japi doreheqjen ajo..............?!
PërgjigjuUne votoj LSI e Peç arit te paster te MonaLirxes se Lalzit
PërgjigjuO Eldi po ctu desh kjo pune ty, lere Ibrahimin se ta po shkon si qeni nrrush
PërgjigjuVetem mbar te ec mu marr me Ibrahimin mos fol kot kur nuk njef njerzt
A po thoni qe Ibrahim Lici ka kene ne makine e Bajrat u kane ba atentat a c'ka?
keshtu thone te gjithe qe ka qene imbrahim lici brenda eshte gjet dhe nje pistolete 15-she. ec e mere vesh si eshte puna
Çfarë pune? Kush është ky Ibrahimi?
Cfare turpit ca kena deputet
PërgjigjuPo ky nuk ka nje muaj qe u kap ne Dhermi me pistolete!! Perse eshte jashte??!
PërgjigjuEldin Borova faktikisht,vellai i Amra Boroves deputetes se re te LSI. Kam pershtypjen qe per mos me dale ne pah mbiemri e ka vene Dergjini nga mamaja e tij.Gjithesesi te dy mbiemrat te nderuar ne Shkoder. Te shkuara e pershendetje
Përgjigjuikni nga ky vend i mallkuar or te mjere te shpetoni, ikni sa nuk ju ka rene ne qaf kush. pocaqinjt e kan mberthyer albanistanin. pocaqinj te rinj jane ne radh per ta mberthyer.
PërgjigjuTa kishim policine çik me kurjoze s do ishte keq. Gazeta me nje "search" gjeti aq probleme sa te shtroj pyetje pronarit "ku e gjete, sa e bleve, ku i gjete leket, cte lidh me rusine, etj etj etj" . Lleshjanet tane jane te bute.
PërgjigjuKe te drejte, le ta gjej kanuni zgjidhjen, numerimi mbrapsht i ka filluar
Me tank ne mes Tiranes, se e ka motren deputete te opozites? Or Llesh, po thuje nje llaf o burr se po t kalojn para hundes.
O ti mik policia e ka kapur me arme para 1 muaji dhe ai eshte jashte se ka paguar gjykatesit, ti kerkon investigim per makinen sikur nuk e dine ata skeden kriminale te tijen. Kodi penal parashikon 3-7 vjet burg nese kapesh me arme.
Kush është motra e këtij qe është deputete?
O shoku po kush guxon me e nxjerr ka motren deputet bobi , v
Po normal qe jan plera han e pin bashk bastardet u japin dhe iformqcion per hasmin mbajn blinda ne smbajm dot nje makin me gjoba te pa paguara
PërgjigjuMakin e blinduar me targa te fallsifikuara ruse xhiro neper tiran!!!! E ne njerzit e thjesht na merrni shpirtin per nji rryp sigurimi! Turp, nuk jetohet me ne ket vend
PërgjigjuQe ta dish rripin e sigurimit vendose per sigurine tende jo se ta kerkon policia