Antony Blinken
Provat e ofruara nga Izraeli kundër disa punonjësve të UNRWA-s , të akuzuar për përfshirje në sulmin e nisur nga Hamasi më 7 tetor, janë "shumë të besueshme".
Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke saktësuar se “nuk ka pasur mundësi të hetojë”.
Shefi i diplomacisë amerikane theksoi se agjencia e OKB-së për palestinezët luan një rol "të domosdoshëm" në ofrimin e ndihmës për civilët në Rripin e Gazës dhe se "askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë, sigurisht jo në afat të shkurtër".
Prandaj, nevoja "imperative" që UNRWA të kryejë një hetim të menjëhershëm dhe t'i adresojë akuzat "sa më tërësisht të jetë e mundur".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi shqyrton propozimin e armëpushimit: Prioriteti është ndalimi i luftës! Biden: Unë nuk dua një zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme
S.S/ReportTv.al