Blinken në Tiranë, Rama komenton vizitën: Tregues se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare

11 Shkurt, 16:33| Përditesimi: 11 Shkurt, 20:53

  • Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njeriu i cili shpalli Sali Berishën  'non grata', do të udhëtojë drejt Tiranës javën e ardhshme. Në prononcimin për median jashtë ambienteve ku u mbajt Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama nënvizoi edhe një herë se kjo vizitë është tregues se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtarë, dhe çfarë përfaqëson sot Shqipëria në rajon

Edi Rama: Besoj se ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë ka domethënie të veçantë për kontekstin në të cilën sot ndodhet Europa e bota. Për kohën shumë të ngarkuar të një sekretari shteti. Fakti që gjen të nevojshme vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin tregon në mënyrë të posaçme se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtarë, dhe çfarë përfaqëson sot Shqipëria në rajon. Me krenari e them që Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen dhe të ardhmen e përbashkët dhe për tu ndarë nga një e kaluar e mbushur me tragjedi e prapambetje e raste të pafundura të humbura për ti lënë një vend më të mirë gjeneratave të tjera.

A ka domethënë për faktin që vjen në të njëjtën ditë kur jepet vendimi për cështjen MC Gonigal?

Rama: Hahahaha...

DASH njoftoi se Blinken do të jetë në Shqipëri e Gjermani në datat 14 deri më 17 shkurt


Lajmi kryesor:

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet 2025! Rama mbledh Asamblenë 5 orë me dyer të mbyllura, plani për reformimin e partisë: Duam fitore shembullore


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?