TIRANË- Ka zgjatur 5 orë mbledhja e sotme (11 shkurt 2024) me dyer të mbyllura e Asamblesë Kombëtare të PS. Një 'mbledhje pune', siç e cilësoi kryeministri Edi Rama në përfundim të saj ku ka pasur dhe 'ballafaqime me fakte dhe opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar, shqetësime por dhe qasje vetëkritike duke nisur nga ai vetë i pari si kryetar i partisë"
"Ne dëgjuam shiun që rrodhi me furi jashtë por jo brenda!" ironizoi Rama gazetarët të cilët gjatë ditës raportuan për diskutimet me dyer të mbyllura ndërsa moti i kryeqytetit sot u karakterizua nga rrebeshe shiu dhe breshëri.
E nisur në orën 11:00 Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vijoi punimet deri në orën 16:00 të pasdites. Nga ‘Xhaketat’ e vjetra të socialistëve, te të ardhurit rishtas kryesocialisti u kërkoi ristrukturimin e selisë rozë si dhe u miratua plani i veprimit "në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren shembullore" siç deklaroi Rama në përfundim të saj.
Asambleja bëri një skanim objektiv të situatës në terren ndërsa i hap rrugë procesit zgjedhor në parti që nis nga 15 shkurti, e në 16 mars ky forum do të rimblidhet në Durrës për të analizuar rezultatet.
“Në këtë proces kanë marrë pjesë mbi 55 mijë anëtarë të PS. Nuk jemi nxituar me anëtarësimet e reja. Na është dashur të bëjmë një skanim objektiv të situatës në terren. Nuk ka qenë objektivi i kësaj faze anëtarësimet e reja" tha Rama.
Punimet brenda Asamblesë
Fokusi kryesor i mbledhjes ishte analizimi i organizimit në çdo degë të PS. Secili prej drejtuesve të qarqeve bëri një raportim mbi situatën. Rama tha se ndihej i kënaqur nga rezultatet por dhe se nuk kanë munguar as kritikat, nga vetë ndërgjegja e secilit.
Gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com, Danjela Maloku gjatë ditës raportoi se kryeministri brenda mbledhjes me dyer të mbyllura ka kërkuar emrat e drejtuesve në bazë me performancë më të ulët. Ka qenë i drejtëpërdrejtë kur ka kërkuar të mos premtojnë punësime në administratë. Eshtë ndalur edhe tek Tirana, ku i ka kërkuar drejtuesit politik të qarkut Veliaj dhe deputetit Etjen Xhafa të përcaktojë emrat e drejtuesve që nuk kanë plotësuar objektivat në bashkinë e Kavajës. Kritik ka qenë dhe për performancën dhe angazhimet e socialistëve të cilët pasi kanë lënë karriget e ministrave kanë zbehur angazhimin e tyre, në rrjetet sociale.
Në përfundim të Asamblesë për gazetarët pranoi ti përgjigjej për herë të parë akuzave të ish/zvkryeministrit Arben Ahmetaj (Lexo ketu) edhe pse nuk ia përmendi emrin këtij të fundit. Ndërsa komentoi dhe vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Bliken në Tiranë më 14 shkurt 2024. (Lexo këtu)
Rreth 400 anëtarë të asamblesë ishin të pranishëm në Asamble që u mbajt në një restorant në periferi të Tiranë. Më 16 mars, Asambleja e PS do të mblidhet sërish në Durrës, ndërsa pas përfundimit të zgjedhjeve të reja në Parti, Qershori përmbyllet me mbledhjen e Kongresit, nga ku starton puna për zgjedhjet e 2025.
-15 Shkurt - 15 Mars Faza ku do të merren me anëtarësimet e reja
-16 Mars Asambleja Kombëtare rimblidhet në Durrës, analizon ecurinë e procesit
- Deri 15 Prill procesi për zgjedhje brenda PS
-Nga 15 Prill - Zgjidhen delegatët e Kongresit me 'një anëtar një votë'
- Qershor 2024 - Mblidhet Kongresi PS
Të gjitha lajmet mbi këtë mbledhje të rëndësishme brenda PS i ndiqni më poshtë të renditura sipas orës
Në mbledhjen e Asamblesë Rama shprehu pakënaqësi për bashkitë ku PS humbi më 14 maj, si ajo e Kavajës
I pyetur nga gazetarja e Report Tv nëse ka pasur pakënaqësi për bashkitë e humbura në zgjedhjet e 14 majit, siç është e rasti i bashkisë së Kavajës?
Rama u përgjigj: Unë kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, për çdo gjë që bën qeveria, për çdo gjë që bën Partia Socialiste, sepse pakënaqësia më ka çuar dhe më çon përpara dhe pa pakënaqësi do të thotë që nuk kemi më asgjë për t’i dhënë këtij vendi dhe shyqyr që kemi pakënaqësi dhe shyqyr që bashkëjetojmë me nevojën për të qenë të pakënaqur, sepse po ramë në vetëkënaqësi, atëherë nuk kemi më funksion.
-A ka patur persona që rrezikojnë të prishin unitetin e partisë?
Kryeministri Edi Rama: Është një këtu afër po nuk po e konsiderojmë si rrezik, sepse çdo procesi i duhet dhe një hudhër dhe shyqyr që e kemi.
Optimist duket kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 2025. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së Asamblesë së PS tha se në zgjedhjet e 2025 Partia Socialiste parashikon të marrë më shumë mandate se asnjëherë tjetër.
“Me më shumë se asnjëherë tjetër, sesa do jenë do ua themi rrugës", tha Rama duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njeriu i cili shpalli Sali Berishën 'non grata', do të udhëtojë drejt Tiranës javën e ardhshme. Në prononcimin për median jashtë ambienteve ku u mbajt Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama nënvizoi edhe një herë se kjo vizitë është tregues se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtarë, dhe çfarë përfaqëson sot Shqipëria në rajon
Edi Rama: Besoj se ardhja e sekretarit të shtetit në Tiranë ka domethënie të veçantë për kontekstin në të cilën sot ndodhet Europa e bota. Për kohën shumë të ngarkuar të një sekretari shteti. Fakti që gjen të nevojshme vendos në axhendën e tij të ndalet në kryeqytetin shqiptar si pikë referimi për rajonin tregon në mënyrë të posaçme se ku e kemi ngritur Shqipërinë në arenën ndërkombëtarë, dhe çfarë përfaqëson sot Shqipëria në rajon. Me krenari e them që Shqipëria është forca e shembullit për të ndërtuar paqen dhe të ardhmen e përbashkët dhe për tu ndarë nga një e kaluar e mbushur me tragjedi e prapambetje e raste të pafundura të humbura për ti lënë një vend më të mirë gjeneratave të tjera.
A ka domethënë për faktin që vjen në të njëjtën ditë kur jepet vendimi për cështjen MC Gonigal?
Rama: Hahahaha...
DASH njoftoi se Blinken do të jetë në Shqipëri e Gjermani në datat 14 deri më 17 shkurt
“Jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje”, kështu tha Rama në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS. Ai deklaroi se kanë miratuar planin e veprimit 15 shkurt-15 mars, ndërsa shtoi se sipas parashikimeve në zgjedhjet e ardhshme PS sipas tij do të marrë fitore shembullore.
“Jam këtu me sekretarin e përgjithshëm për të informuar se jemi shumë të kënaqur nga kjo mbledhje. Kemi miratuar planin e veprimit për periudhën 15 shkurt 15 mars kur nisin zgjedhjet në të gjithë organizatën tonë politike. Në 16 mars do të rimblidhet Asambleja Kombëtare në Durrës për të parë ecurinë e procesit që do të zhvillohet gjatë këtij muaji e do të rihyjnë në proces për zgjedhje të cilat parashikojnë të përfundojnë në 15 prill.
Nga 15 prilli do të përgatitet procesin e zgjedhjeve me një anëtar e një votë për të zgjedhur delegatët e kongresit në qershor. Kështu që jemi sipas parashikimeve dhe në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë këtyre proceseve zgjedhore”, shtoi Rama.
-Në shifra mund të flasim se sa janë anëtarësimet e reja?
Kryeministri Edi Rama: Kemi konstatuar me kënaqësi që në këtë proces paraprak kanë marrë pjesë aktivisht mbi 55 mijë anëtarë të Partisë Socialiste. Ka pasur një sërë problematikash të lidhura me organizimin, me komunikimin me të gjithë anëtarët, duke patur parasysh që ka patur lëvizje demografike të brendshme edhe nga brenda-jashtë, edhe nga jashtë-brenda. Kështu që, do të shikojmë në fund të procesit, sepse nuk jemi nxituar me anëtarësimet e reja. Na është dashur të bëjmë njëherë një skanim objektiv të situatës në territor, ndërkohë që ka patur anëtarësime të reja, por nuk ka qenë ky objektivi i kësaj faze.
Ndërkohë që faza e muajit të punës, midis 15 shkurtit dhe marsit, është faza kur do të merremi konkretisht edhe me anëtarësimet e reja sepse tani ky proces do të akselerohet.
Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për çfarë është diskutuar.
“Kemi bërë mbledhje me diskutime të shumta me shumë anëtarë. Ka qenë një mbledhje pune dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me fakte dhe opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar. Ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme. Ka pasur qasje vetëkritike nga të gjithë se bashku duke filluar nga unë. Mos i besoni shumë mënyrës si rrjedhin gjërat se duhen verifikuar në burim."
5 orë ka zgjatur mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Takimi nisi në orën 11:00 dhe ka përfunduar në orën 16:00 të pasdites.
Jashtë Rama u pyet nga gazetarët: Një pjesë e asaj çka është diskutuar brenda doli dhe jashtë, pra rrodhi jashtë. Më shumë detaje mund të ndani me ne?
Kryeministri Edi Rama u përgjigj: Çfarë ka rrjedhur jashtë. Nuk e di çfarë ka rrjedhur, ne dëgjonim shiun që binte furi, por nuk rrodhi gjë brenda.
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste pas takimit të sotëm do të mblidhet sërish më 16 mars në Durrës. Datën e bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me dyer të mbyllura në Tiranë.
Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së që vijon prej orës 11:00 mësohet se Rama ka qenë i qartë në kërkesën e tij:
'Mos kërkoni më punësime në administratë' mësohet ti ketë thënë kryesocialisti mëson gazetarja e Report TV, Danjela Maloku.
Tani po vijon raportimin e performancës struktura e PS-se e qarkut Fier, ndërsa kanë raportuar strukturat e qarqeve Tiranë, Berat, Shkodër dhe Lezhë, ku janë evidentuar problematika dhe lënë detyrat.
Gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com Danjela Maloku zbulon detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë Kombëtare të PS-së që vijion me dyer të mbyllura prej më shumë se dy orësh.
Janë drejtuesit e qarqeve, 2 ose tre deputetë që bëjnë raportimin e punës së bërë. Mbledhja ka nisur me qarkun e Tiranës, ku Rama ka pasur rezerva për strukturën e PS-së në Kavajë.
Rama i ka kërkuar drejtuesit politik të qarkut Veliaj dhe deputetit Etjen Xhafa të përcaktojë emrat e anëtarëve të PS-së dhe drejtuesit socialistë që nuk kanë plotësuar objektivat në bashkinë e Kavajës. Më pas kanë vijuar raportimet e drejtuesve të qarqeve të Shkodrës, Lezhës e Fierit.
Rama ka shprehur rezerva dhe për performancën dhe angazhimet e socialistëve të cilët pasi kanë lënë karriget e ministrave kanë zbehur angazhimin e tyre
Si shembull ka sjellë rastin e ish ministers Olta Xhaçka duke theksuar se nuk ka asnjë postim në rrjetet e saj sociale. Rezerva ka pasur dhe për një sërë figurash të tjera që do të mbeten për tu zbardhur në vijim
Në Asamblenë e PS ka raportuar i pari qarku i Tiranës. Drejtuesi i qarkut së bashku me drejtuesit e degëve përkatëse kanë raportuar lidhur me punën e tyre deri më tani.
Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se rezerva kanë pasur për Kavajën, duke u nisur dhe nga fakti që kanë humbur zgjedhjet e 14 majit.
Kryeministri Rama ka kërkuar nga drejtuesi i qarkut Erion Veliaj, emrat e anëtarëve dhe drejtuesve të degëve që nuk kanë bërë aq sa duhet, për të marrë masa ku nuk përjashtohet as lëvizja e tyre nga pozicionet që ata kanë në degët e PS.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkojë me atlete në mbledhjen me dyer të mbyllura që po mbahet sot në një lokal në periferi të Tiranës. Nuk kanë munguar as ish kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, apo Namik Dokle të cilët kanë vite që janë shkëputur nga jeta politike.
Të pranishëm kanë qenë dhe ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ish kreu i Kadastrës, Artan Lame.
Të pranishëm janë dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Tashmë kryetari, njëkohësisht kryeministri Edi Rama kërkon angazhimin maksimal për tu përgatitur për zgjedhjet vitin e ardhshëm. Në këtë mbledhje është kërkuar prezencë maksimale e anëtarëve.
Kryesocialisti Edi Rama ka folur për mediat para nisjes së mbledhjes së Asamblesë. Rama mohoi të ketë ndryshme të reja, por tha se do të ketë nj ëroorganzimin dhe lëvizje në funksion të së mirës së punës.
“Për t’iu thënë që është mbledhje pune, raportimesh lidhur me hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për ta bërë gati PS për fitoren e radhës. PS është në një proces të rëndësishëm dhe jemi shumë të vetëdijshëm që është më e nevojshme se asnjëherë më parë një hapje e madhe e partisë dhe një përfshirje sa më të gjerë për të gjithë ata që kanë dëshirën dhe nevojën e brendshme që të kontribuojnë.
Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi mbledhur këtu për të bërë një analizë dhe për të ndërmarrë veprime të tjera.
Fjala ndëshkim nuk i shkon organizmit të një familje politike, riorganzimin edhe lëvizje në funksion të bërjes sa më mirë të punës”, tha Rama.
Kreu i qeverisë refuzoi që të përgjigjet për akuzat e Ahmetajt.
O ndërgjegjja në radh të par mëso Shqip pastaj komento. Me respekt Profesor Kasap Rexhep Bule Leka qē jam me 3 fakultete të mbaruara në Gjermani e me 10 gjuh të huaja.
Përgjigjusinqerisht nuk e kuptoj ku eshte ngaterresa tek zgjedhorja kur Basha kerkon vetem nje zone zgjedhore, Bardhi po keshtu Dumanit as nuk i hyn ne sy fare te hyje ne kete gare treshe online i bie qe Arbeni paska bere autokritike se nga 140 deputete Rames dhe Gjiknurit i ngelin 138 te tjere
Përgjigju/ARBEN/,cfare po thua?!://Vetem PS na con perpara!Blinkeni te inkurajoje SPAK-un te denoje sa me shume opozitare! PS nga 140 te marre 100 deputete! Nuk behet Shqiperia me anti-amerikane//! Zoteri,Shqiperia nuk behet dhe me autokrate,diktatore e mbreter pa kurore gjithashtu. PS vertet do te fitoje prape fale idioteve te Rithemelimit,por do te jete fitore gjithemone e me e veshtire,me e dhimbshme,qe do te kerkoje me teper pune dhe shkaku dihet-Rama! Ai ben ndryshime ne qeveri,ne dege partie si letra pokeri,por nuk po e shohim te vere nje limit kohe per vete si ne qeveri,si ne parti.Patem nje Zog,nje Hoxhe,nje Berishe,nje Mete e tani kesaj liste t'i shtojme dhe nje Rame?!
PërgjigjuRamen do vije dita qe do e rrezojne te vetet or teeeejjjjj
Rama e ka shtuar vetë emrin te autokratet dhe shumë shpejt do dali ne vend të pare. Besoj Arbeni fliste me ironi të hidhur për çfarë po ndodh në këtë vend.
Me arritjet kriminale-mafioze shteterore per 10 vjetet e fundit Shqipëria po shkatërron edhe Europën ku do të hyj e nuk e fusin....dhe Blinken vjen te dekoroje para SPAK-t edvinrilindjen dhe frymën e tij....
PërgjigjuNuk u ngopet me te vjedhur
PërgjigjuAli Rama me 140 hajdutë
Përgjigjupo hap nje teme diskutimi te re sepse ne fund te fundit askush nuk eshte kontra biznesit te inceneratoreve dhe dobise se tyre ne ekonomi, si thoni???? apo ti leme plehrat mullar pa dobi energjetike green po mos ti ulim kostot se nuk po hapim tender te pakerkuar
PërgjigjuSHpejt kamikazet e PS ku i keni komentet per Shqiperin dhe PS qe lulezojn,shpejt se po na shajne keta palacot me komente.Hajde suflaqja gatiiiii.
PërgjigjuKetij SOCIOPATI i bejne nder prangat dhe izolimi i sameparshem....
PërgjigjuBravo Arben ishe shume i sakte i ke rene pikës, ti meriton dopio sufllaqe
PërgjigjuPo durroni te vij Blinkeni e te merret vesh me kë e ka dhe porositë per Dumanin, pastaj na thoni sa deputet do merrni.....!!!
PërgjigjuFitorja e PS ne 2025 eshte 100% e sigurt madje 100 deputete nga 140 gjithsejt jane te sigurt! Pergatitja per zgjedhje dhe lufta duhet te perqendrohet tek fitimi i 140 deputeteve, pra 100%! Te rritet pragu elektoral ashtu qe PD e Bashes te dale jashte parlamenti dhe te shpallet i paligjshem Rithemelimi duke i perjashtuar nga politika te gjithe deputetet e ketij grupimi! Edhe sekretari Blinken duhet te inkurajoje SPAK-un qe te denoje sa me shume opozitare! Nuk behet Shqiperia me anti-amerikane! Vetem PS na con perpara!
PërgjigjuVdekje fashizmit or teeeejjjjj
Ashtu të lumt goja uroj fitore te thell dhe te qeveris për 50 vjet ,Un 40 vjet arrita ,Uroj që pasardhësit im të ma kaloj
Po ca lodheni kot, ca ju duhet organizimi. Ju e dini dhe kur keni vjedh ne prape juve ua kemi dhene voten.
Përgjigju