Gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com Danjela Maloku zbulon detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë Kombëtare të PS-së që vijion me dyer të mbyllura prej më shumë se dy orësh.
Janë drejtuesit e qarqeve, 2 ose tre deputetë që bëjnë raportimin e punës së bërë. Mbledhja ka nisur me qarkun e Tiranës, ku Rama ka pasur rezerva për strukturën e PS-së në Kavajë.
Rama i ka kërkuar drejtuesit politik të qarkut Veliaj dhe deputetit Etjen Xhafa të përcaktojë emrat e anëtarëve të PS-së dhe drejtuesit socialistë që nuk kanë plotësuar objektivat në bashkinë e Kavajës. Më pas kanë vijuar raportimet e drejtuesve të qarqeve të Shkodrës, Lezhës e Fierit.
Rama ka shprehur rezerva dhe për performancën dhe angazhimet e socialistëve të cilët pasi kanë lënë karriget e ministrave kanë zbehur angazhimin e tyre
Si shembull ka sjellë rastin e ish ministers Olta Xhaçka duke theksuar se nuk ka asnjë postim në rrjetet e saj sociale. Rezerva ka pasur dhe për një sërë figurash të tjera që do të mbeten për tu zbardhur në vijim
Lajmi kryesor:
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet 2025! Rama mbledh Asamblenë 5 orë me dyer të mbyllura, plani për reformimin e partisë: Duam fitore shembullore
S.G//ReportTv.al