I pakënaqur me Kavajën? Rama pas Asamblesë: Kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, qeveria e PS, shyqyr që kemi

11 Shkurt, 18:00| Përditesimi: 11 Shkurt, 18:13

  • Share

 

Në mbledhjen e Asamblesë Rama shprehu pakënaqësi për bashkitë ku PS humbi më 14 maj, si ajo e Kavajës

I pyetur nga gazetarja e Report Tv nëse ka pasur pakënaqësi për bashkitë e humbura në zgjedhjet e 14 majit, siç është e rasti i bashkisë së Kavajës?

Rama u përgjigj: Unë kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, për çdo gjë që bën qeveria, për çdo gjë që bën Partia Socialiste, sepse pakënaqësia më ka çuar dhe më çon përpara dhe pa pakënaqësi do të thotë që nuk kemi më asgjë  për t’i dhënë këtij vendi dhe shyqyr që kemi pakënaqësi dhe shyqyr që bashkëjetojmë me nevojën për të qenë të pakënaqur, sepse po ramë në vetëkënaqësi, atëherë nuk kemi më funksion.

-A ka patur persona që rrezikojnë të prishin unitetin e partisë?

Kryeministri Edi Rama: Është një këtu afër po nuk po e konsiderojmë si rrezik, sepse çdo procesi i duhet dhe një hudhër dhe shyqyr që e kemi.


Lajmi kryesor:

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet 2025! Rama mbledh Asamblenë 5 orë me dyer të mbyllura, plani për reformimin e partisë: Duam fitore shembullore


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?