SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame

11 Shkurt, 11:24| Përditesimi: 11 Shkurt, 18:26

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkojë me atlete në mbledhjen me dyer të mbyllura që po mbahet sot në një lokal në periferi të Tiranës. Nuk kanë munguar as ish kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, apo Namik Dokle të cilët kanë vite që janë shkëputur nga jeta politike.

Të pranishëm kanë qenë dhe ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ish kreu i Kadastrës, Artan Lame. 

Të pranishëm janë dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Tashmë kryetari, njëkohësisht kryeministri Edi Rama kërkon angazhimin maksimal për tu përgatitur për zgjedhjet vitin e ardhshëm. Në këtë mbledhje është kërkuar prezencë maksimale e anëtarëve.

 

 

 


Lajmi kryesor:

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet 2025! Rama mbledh Asamblenë 5 orë me dyer të mbyllura, plani për reformimin e partisë: Duam fitore shembullore


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?