Bllokimi i emigrantëve në kufi/ KShH: Të gjendjet një zgjidhje urgjente! Mos i ndëshkoni me gjoba, por tregohuni më humanë

6 Prill 2020, 12:43| Përditesimi: 6 Prill 2020, 12:59

  • Share

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) e ka cilësuar si Anti-Kushtetuese mbajtjen në zonën neutrale të disa emigrantëve shqiptare në pikat doganore, teksa i ka bërë thirrje shtetit që të gjejnë një zgjidhje urgjente. Në reagimin e tyre zyrtar, KShH dënon ndëshkimin e qytetarëve që kaluan në këmbë kufirin, sipas së cilëve duhet të tregohen më humanë ndaj kësaj kategorie personash.

"Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po ndjek me vëmendje situatën shqetësuese të disa shtetasve shqiptarë të bllokuar në zonën neutrale midis kufirit grek dhe atij shqiptar, pasi nuk lejohen të futen në territorin shqiptar nga autoritetet tona të kufirit (si në Pikat e Kalim Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë). Sipas medias, midis tyre ka patur dhe vijon të ketë të sëmurë, gra dhe fëmijë ndërkohë që flitet që ka patur edhe transferim të të sëmurëve nga autoritetet tona në spitalet e qyteteve kufitare.

KShH i bën thirrje autoriteteve shqiptare për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë dhe emergjente ndaj kësaj situate. Qëndrimi i këtyre shtetasve në zonën neutrale për orë të tëra dhe pa kushtet minimale të jetesës vendos në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre si dhe i nënshtron këta shtetas ndaj elementëve të trajtimit johuman dhe degradues.

Sipas Kushtetutës së vendit tonë, shteti shqiptar duhet të mbrojë të drejtat e shtetasve shqiptare me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet (neni 8). Çdo kufizim i vendosur, edhe në kushtet e emergjencës, nuk duhet të cënojë kriteret minimum të kërkuara nga neni 17 i Kushtetutës. Në mënyrë të veçantë, KShH vlerëson se ndalimi i shtetasve shqiptarë për të hyrë në vendin tonë, cenon thelbin e lirive dhe të drejtave të njeriut, pra është në tejkalim të kritereve minimum të parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës.

Gjithashtu, në kushtet e krijuara kur shumë prej këtyre shtetasve po kthehen për shkak të përfundimit të punëve sezonale në vendet fqinjë, është i papranueshëm procedimi i tyre penal apo arrestimi për kalim të paligjshëm të kufirit (referuar burimeve mediatike). KShH i rekomandon autoriteteve një qasje humane dhe jo ndëshkuese ndaj kësaj kategorie personash, të cilët kanë vepruar në kushtet kur liria e tyre e lëvizjes është kufizuar në mënyrë jo proporcionale dhe në kushtet për të garantuar mbijetesën, pasi nuk përballojnë dot qëndrimin dhe jetesën në vendet fqinje", thuhet në njoftimin e KShH.


Lajmi kryesor:

Merr fund pritja e gjatë e disa emigrantëve në Kapshticë, lejohen nga autoritetet të futen në Shqipëri


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?