Turku Bilal Kara

Kronikë

Bllokimi i klinikës International Medicare/ Aksioneri turk i shpallur në kërkim rezulton Konsull Nderi i Maqedonisë së Veriut

4 Shtator, 15:36| Përditesimi: 4 Shtator, 15:40

  • Share

1756993101_turkubilalkara.jpg

Turku Bilal Kara 45 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës si një nga dy bashkëaksionerët e klinikës private International Medicare që u bllokua sot, rezulton të jetë Konsull Nderi i Maqedonisë së Veriut në Izmir (Turqi).

Ai është zgjedhur si Konsull Nderi 2 vite më parë, me firmën e Bujar Osmanit, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut në atë kohë.

Bilal Kara është njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Biznesit Turqi-Maqedoni e Veriut në Këshillin për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK) që nga viti 2018.

Po kështu, Bilal Kara rezulton të jetë anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi.

Turku është pronar i grupit spitalor Sante Plus, pjesë e të cilës është edhe klinika private në Tiranë, International Medicare. Administratori i kësaj klinike, Edmond Zaja 62 vjeç, është i vetmi që u arrestua sot.

Kurse turku Bilal Kara dhe 32-vjeçarja Gerjana Arapi, të dy bashkëaksionerë, janë shpallur në kërkim.

Kjo klinikë, për më shumë se 1 vit, nuk deklaroi fitimet në vlerën e 1 milion eurove. Përveç kësaj, u zbulua se në klinikë shërbimet spitalore kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim, të skaduara dhe kontrabandë. Nga hetimi u zbardh gjithashtu se edhe 5 punonjës rezultonin të pa siguruar.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Nuk deklaroi 1 mln euro fitime, bllokohet klinika private 'International Medicare'! Pranga administratorit, në kërkim 2 aksionerët! Përdornin ilaçe të skaduara


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?