Kronikë

Tiranë/ Nuk deklaroi 1 mln euro fitime, bllokohet klinika private 'International Medicare'! Pranga administratorit, në kërkim 2 aksionerët! Përdornin ilaçe të skaduara

4 Shtator, 11:58| Përditesimi: 4 Shtator, 16:30

  • Share

TIRANË- Antikrimi ekonomik i policisë së Tiranës nisi të vëzhgojë për disa muaj klinikën e ndërhyrjeve estetike në kryeqytet “International Medicare”. Zbulimi i parë që e çoi policinë në dyert e klinikës private, pjesë e “Sante Plus Group”, ishte mosdeklarimi real i fitimeve prej më shumë se 1 viti, në vlerën e 1 milionë eurove. Të paktën 100 blloqe me mandate të pa fiskalizuara u gjetën në klinikë.

Nga hetimet, u zbulua më tej, se në këtë klinikë, shërbimet spitalore kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim, të skaduara dhe kontrabandë. U sekuestruan 27 lloje medikamentesh që përdoren për ndërhyrje fillerash, botoksi dhe mbjellje flokësh. 5 punonjës rezultonin të pa siguruar.

Klinika “International Medicare” u bllokua. Por dikush është kujdesur që për të fshehur tek klientët gjurmët e bllokimit nga policia, të vendosë një tabelë në hyrje ku shkruhet: Spitali është në rikonstruksion dhe një numër telefoni, ndoshta për të pritur rezervime.

Gjatë operacionit, i vetmi që u arrestua ishte administratori Edmond Zaja, 62 vjeç, ndërsa në kërkim u shpallën 2 bashkë-aksionerët, turku Bilal Kara, 45 vjeç, me një karrierë të gjatë në fushën e ndërhyrjeve estetike, konsull turk në Maqedoninë e Veriut, si dhe Geriana Arapi, 32 vjeçe. Të dy bashkë-aksionerët, sipas burimeve pranë Policisë së Tiranës, aktualisht rezultojnë jashtë territorit të vendit ndërsa në vijim, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar pritet lokalizimi dhe arrestimi i tyre.

Turku Bilal Kara rezulton të jetë Konsull Nderi i Maqedonisë së Veriut në Izmir (Turqi). Ai është zgjedhur si Konsull Nderi 2 vite më parë, me firmën e Bujar Osmanit, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut në atë kohë. Bilal Kara është njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Biznesit Turqi-Maqedoni e Veriut në Këshillin për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK) që nga viti 2018. Po kështu, Bilal Kara rezulton të jetë anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi.

"Gjatë operacionit “Bilanci”, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe.

Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas", njoftoi Policia e Tiranës. 

Nga ky operacion, përveç bllokimit të aktivitetit dhe zbardhjes së skandalit të përdorimit të medikamenteve të rrezikshme, si prova materiale u sekuestruan dhe 6 kompjuterë, të cilët do të ekspertohen për thellim të hetimeve.

Por çfarë janë medikamentet e rrezikshme të gjetura në klinikë?

Report Tv mundi të sigurojë foto të disa prej medikamenteve të sekuestruara në këtë klinikë. Rifocin 250 mg, i skaduar që prej majit të këtij viti, përdoret për infeksione të rënda bakteriale. Një pjesë e mirë e medikamenteve të tjera rezultojnë të skaduara që në vitin 2023 sic është “Gadovist” që përdoreshin kryesisht për injeksione, ndërhyrje apo anesetezi. Të tjera medikamente, të cilat tashmë janë sekuestruar po ashtu rezultojnë ta kenë kaluar datën e skadencës.

Ndërkohë, klinika reklamonte në rrjetet sociale një sërë shërbimesh që ofronin, duke nisur filleri i buzëve, transplanti i flokëve 980 euro, e shumë ndërhyrje të tjera estetike.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

Ora 15:36
Bllokimi i klinikës International Medicare/ Aksioneri turk i shpallur në kërkim rezulton Konsull Nderi i Maqedonisë së Veriut

1756993101_turkubilalkara.jpg

Turku Bilal Kara 45 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës si një nga dy bashkëaksionerët e klinikës private International Medicare që u bllokua sot, rezulton të jetë Konsull Nderi i Maqedonisë së Veriut në Izmir (Turqi).

Ai është zgjedhur si Konsull Nderi 2 vite më parë, me firmën e Bujar Osmanit, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut në atë kohë.

Bilal Kara është njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Biznesit Turqi-Maqedoni e Veriut në Këshillin për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK) që nga viti 2018.

Po kështu, Bilal Kara rezulton të jetë anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi.

Turku është pronar i grupit spitalor Sante Plus, pjesë e të cilës është edhe klinika private në Tiranë, International Medicare. Administratori i kësaj klinike, Edmond Zaja 62 vjeç, është i vetmi që u arrestua sot.

Kurse turku Bilal Kara dhe 32-vjeçarja Gerjana Arapi, të dy bashkëaksionerë, janë shpallur në kërkim.

Kjo klinikë, për më shumë se 1 vit, nuk deklaroi fitimet në vlerën e 1 milion eurove. Përveç kësaj, u zbulua se në klinikë shërbimet spitalore kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim, të skaduara dhe kontrabandë. Nga hetimi u zbardh gjithashtu se edhe 5 punonjës rezultonin të pa siguruar.

Ora 15:27
Report Tv siguron foton e Gerjana Arapit, bashkëaksioneres së ‘International Medicare’! Klinika reklamonte transplant floku 980 euro

 

Report Tv ka siguruar foton e Gerjana Arapit, 32 vjeç, bashkëaksionerja e klinikës private International Medicare, që u mbyll sot nga Policia e Tiranës pasi nuk ka deklaruar fitimet në vlerën e 1 milion eurove, dhe se shërbimet spitalore kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim, të skaduara dhe kontrabandë.

Ajo është e shpallur në kërkim, së bashku me turkun Bilal Kara, bashkëaksioneri tjetër.

Ndërkohë, klinika reklamonte në rrjetet sociale një sërë shërbimesh që ofronin, duke nisur filleri i buzëve, transplanti i flokëve 980 euro, e shumë ndërhyrje të tjera estetike.

Ora 13:04
Bllokohet ‘International Medicare’, u gjetën medikamente të skaduara që prej dy vitesh

 

Klinika private 'International Medicare', në Zog të Zi, u bllokua pasi nuk deklaroi 1 mln euro fitime gjatë periudhës 2024-2025.

Gjatë kontrolleve në këtë klinikë uniformat blu gjetën medikamente të skaduara që në shkurt  të 2023-it.

Kështu një nga medikamentet që përdorej në këtë klinikë ishte edhe 'Thiopental VUAB'. Është një anestetik me veprim shumë të shpejtë që përdoret si anestetik intravenoz.

Jepet për induksionin e anestezisë para ndërhyrjeve kirurgjikale.

Përdoret edhe në situata urgjente për shkaktim të humbjes së shpejtë të vetëdijes

Ora 12:57
Bllokimi i klinikës ‘International Medicare’, Burime: Aksionerët në kërkim rezultojnë të jenë jashtë territorit shqiptar

Klinika ‘International Medicare’ u bllokua pasi nuk deklaroi 1 mln € fitime. 

Pas operacionit ku në pranga ra administratori Edmond Zaja në kërkim janë shpallur 2 aksionerët e klinikës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije Bilal Kara dhe Geriana Arapi, rezultojnë të jenë jashtë territorit shqiptar

Ora 12:52
Bllokimi i ‘International Medicare’, Report Tv siguron foto të aksionerit turk në kërkim

1756983321_bilalkara.jpeg

Foto: Bilal Kara

Report Tv ka siguruar foton e njërit prej aksionerëve në kërkim të klinikës private ‘International Medicare’.

Bilal Kara, 32-vjeç është me origjinë turke.

Ora 12:43
Nuk deklaroi 1 mln euro fitime, ja kush është spitali privat i bllokuar në Tiranë! Bënte ndërhyrje estetike dhe mbjellje flokësh

Disa nga postimet e ndërhyrjeve që klinika bënte në rrjetin social Facebook.

Klinika ‘International Medicare’ u bllokua pasi nuk deklaroi 1 mln € fitime.

Spitali privati kryesisht ofronte shërbime të kirurgjisë plastike dhe mbjellje flokësh.

Policia thekson se këto shërbime për pacientët kryeheshin me medikamente të ndaluara për përdorim.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?