Bllokohen 30.000 euro të padeklaruara në portin e Vlorës, u gjetën në kroskotin e Toyotës

6 Maj, 13:06| Përditesimi: 6 Maj, 13:13

  • Share

30 000 euro të pa deklaruara janë sekuestruar në Portin e Vlorës këtë të hënë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, gjat ëkontrollit të makinës tip "Toyota", në kroskot gjetën 30 000 euro, të cilat shoferi 44 vjeçari tentoi t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.     

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 44 vjeçarin, banues në Vlorë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".   

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave. 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • alo: 08/05/2024 17:17

    leke droge....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?