Bllokohen 40 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, Policia bën bilancin javor: 100 mijë lekë gjobë 13 prej drejtuesve, rrezikuan jetën e pushuesve

21 Korrik, 13:02| Përditesimi: 21 Korrik, 13:50

  • Share

Gjatë javës që lamë pas, në kuadër të operacionit “siguria detare”, policia ka bllokuar 40 mjete ujore nga Ksamili në Velipojë, përkatësisht 30 jet ski, 5 skafë dhe 5 gomone.

Sipas policisë, 26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 10 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

Drejtuesit e 13 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve dhe janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë.

Për drejtuesit e 27 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, policia i ndëshkoi secilin me 10 000 lekë gjobë për mungesë dokumentacioni.

Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në 12 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë.

Mjetet e bllokuara nga Policia Kufitare:

-40 mjete lundruese në total
-30 jet ski
-5 skafë
 -5 gomone
-26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë
-10 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin
-4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë

Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare, apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare liqenore dhe lumore.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turisti nga Spanja: 21/07/2024 14:42

    Velipoja eshte mbush me skafe uji, shteti te marri masa para se te ndodhi ndonje tragjedi.

    Përgjigju
    • Or tej: 21/07/2024 19:38

      Vetem po e hengri ndonje turist se per popullin e thjeshte nuk i plas kujt or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?