Produktet e bulmetit që u bllokuan

Kronikë
Top 24

Bllokohen nga AKU rreth 400 kg djathë dhe gjizë në Tiranë

16 Prill 2018, 15:17| Përditesimi: 16 Prill 2018, 15:26

  • Share

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 395 kg produkte bulmeti, përkatësisht djathë i bardhë lope dhe gjize për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore gjatë inspektimit në tregun Agroushqimor përgjatë Autostradës Tiranë Durrës. Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, kanë kryer inspektim në dy subjekte në këtë treg, ku janë marrë edhe mostra për analizim.

AKU njofton se në subjektin në pronësi të Qendrim Elezit pas analizimit të mostrave të marra, produkti djathë i bardhë ka rezultuar me ngarkesë mikrobike Escherichia coli mbi normë. Për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore në treg, trupa inspektuese e AKU-së ka sekuestruar 300 kg djathë i bardhë lope, si dhe ka marrë masën administrative në vlerën e 300.000 mijë lekëve.

Gjithashtu sipas AKU, në subjektin në pronësi të Ibrahim Tafës, janë sekuestruar 95 kg djathë i bardhë lope dhe gjize, i cili pas analizimit të mostrave të mara, ka rezultuar me ngarkesë mikrobike E.Coli (Escherichia coli) mbi normë. Edhe për këtë subjekt është marrë masa administrative me gjobë në vlerën e 300.000 mijë lekëve.

Escherichia coli është njëra ndër bakteret më të rënda. Format e marrjes së këtij bakteri:
– Përmes konsumimit të ushqimeve apo ujit të kontaminuar
– Nëse jetoni afër ambienteve me bagëti
– Nga ushqimet si spinaqi, sallata, kastravecët dhe ushqimet e tjera me origjinë bimore që kultivohen me plehun e këtyre kafshëve
– Nga uji i ndotur
– Nga mishi i pagatuar mirë, sidomos ai i ushqimeve të shpejta
– Konsumimi i frutave dhe perimeve pa u larë


Produktet e bulmetit që u bllokuan

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?