Kronikë

Operacion në doganën greke në Qafë Botë, 13 të arrestuar! U bllokua përkohësisht kalimi i automjeteve, vijon normalisht qarkullimi

3 Korrik, 09:21| Përditesimi: 3 Korrik, 10:45

  • Share

Pika Kufitare e Qafë Botës u bllokua përkohësisht mëngjesin e së enjtes. Kalimi i automjeteve në doganës së Mavromatit në Greqi u pezullua për shkak të një operacioni policor të kryer në anën greke, ku u arrestuan 13 persona. Për pasojë u pezullua kalimi i automjeteve, ndërsa u lejua vetëm kalimi i njerëzve në këmbë.

Nga ana shqiptare nuk pati radhë, ndërkohë që aktualisht është hapur edhe dogana Mavromatit dhe ka filluar lëvizja normale e automjeteve.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të Forcave të Sigurisë në Greqi kreu një operacion në rajonin e Epirit, me fokus doganën e Mavromatit në Thesprotí. Sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit, qëllimi i operacionit është arrestimi i punonjësve të administratës doganore, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në raste mitmarrjeje, ryshfeti dhe shkelje të detyrës. Deri më tani janë arrestuar 13 persona, ndërsa hetimet vijojnë me intensitet të lartë.

Autoritetet policore fqinje nuk kanë dhënë detaje mbi përmasat e rrjetit dhe identitetet e personave të përfshirë. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme ka bërë me dije se do të pasojë një tjetër njoftim zyrtar me më shumë informacione mbi akuzat, sendet e sekuestruara dhe përmasat e çështjes.

Lajm në përditësim...

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?