Bllokohet ngritja e KLP-s, prokurorët nuk kandidojnë, Arta Marku rihap garën

13 Tetor 2018, 13:32| Përditesimi: 13 Tetor 2018, 14:16

  • Share

Prokurorët refuzojnë të kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ndërsa afati prej 15 ditësh lënë në dispozicion ka skaduar që më datë 10 tetor 2015. Sipas dokumenteve të siguruara nga ReportTv rezulton se asnjë kandidat nuk ka aplikuar për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në dokumentin e datës 24 shtator 2018 prokurorja e përgjithshme Arta Marku hapi garën duke i bërë ftesë vartësve të saj të aplikojnë për tu bërë pjesë e KLP-s. Afati për të garuar për këtë pozicion ishte 15 ditë nga data e shpalljes 25 shtator 2018 por kur ky afat skadoi më 10 tetor asnjë prokuror nuk aplikoi.

Dokumentat e Dt 24 Shtator

 

 

Për të zhbllokuar ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kryeprokurorja ka rihapur sërish garën duke i bërë ftesë vartësve të aplikojnë për të zëvendësuar vakancën nga prokuroritë e Apelit.

Kjo vakancë është krijuar pasi për shkak të vettingut nga tre kandidatë nga prokuroritë e apeleve vetëm një është konfirmuar në detyrë ndërsa dy të tjerët kanë “ngecur” në rrjetën e vettingut.

Prokuror apeli në garë për KLP ishte Bujar Hoti nga rrethi gjyqësor Durrës dhe Besa Nikhasani prokurore apeli nga rrethi gjyqësor Shkodër.

Dokumentat e Dt.12 Tetor

 

 

I vetmi i konfirmuar nga prokuroria apelit që njëherazi është edhe kandidat për KLP është Arben Dollapaj nga apeli i Shkodrës. Kryeprokurorja Marku është kujdesur që të nxisë vartësit të aplikojnë duke kërkuar po ashtu që kjo shpallje ti dërgohet cdo prokurori në e-mailin e tij zyrtar.

Më herët për disa javë u bllokua edhe ngritja e këshillit të lartë gjyqësor pasi gjyqtarët e apelit refuzuan të aplikonin ndërsa për të zhbllokuar situatën disa herë reagoi edhe ambasada  amerikane duke u bërë thirrje gjyqtarëve të aplikonin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lumberjack: 13/10/2018 13:59

    politika, me duket se ka ardhur koha qe politika te zmbrapset pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?