Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi u përplas me Taulant Ballën në Konferencën e Kryetarëve, duke e konsideruar mocionin me debat një pasqyrë të dështimeve dhe korrupsionit të qeverisë. Blushi pretendoi se mohimi i kërkesës për mocion me debat është një tjetër përpjekje për t’’i zhbërë opozitës të drejtën kushtetuese.
“Mocioni me debat është “pasqyra” e dështimeve, korrupsionit dhe inkriminimit të qeverisë dhe Edi Ramës. Nuk mund t’i mohoni opozitës mekanizmat e saj kushtetues. Po prishni debatin, po shkatërroni parlamentarizmin, po shkelni Kushtetutën. Frika juaj është tmerri nga aferat që mbani mbi supe. Refuzimi i kërkesës për mocion nga mazhoranca, përpjekje për të zhbërë një tjetër të drejtë kushtetuese të opozitës. Pranoni debatin dhe përballjen me opozitën dhe mos u shmangni me procedurë. Po vijoni të shkelni kushteturën dhe të thelloni paligjshmërinë. Po tentoni ta ktheni parlamentin në mauzolë, ku të ketë veç mumje që nuk flasin dhe ku të prezantohen veç mendimet e fantazmave si “Diella”. Ndalni provokimet ndaj opozitës. Refuzimi i mocionit është dëshmia se dhe seancën e votimit të qeverisë dhe programit e prishët ju qëllimisht sepse i trembeni debatit.”, tha Blushi.
Lajmi kryesor:
Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeverisës! Pritet edhe konstituimi i 5 nga 11 Komisionet Parlamentare
Xh.D/ReportTv.al
