Luçiano Boçi, kandidati i Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, thotë se ai nuk është as kandidat i Ilir Metës dhe as i Sali Berishës. Ai tha se koalicioni me Partinë e Lirisë, erdhi si pasojë e rrethanave.
“Si mundet? Ku ka formulë politike? Kjo është e domosdoshme. Merita është që të zgjerosh aleancën. Unë jam përfaqësues i opozitës dhe opozita janë njerëzit fillimisht, s’mund të më thuash që jam përfaqësues i dikujt apo i dikujt tjetër, unë jam përfaqësues i Elbasanit, unë zbrita katet e larta të politikës. Rrethenat politike përcaktojnë opozitën”, tha Boçi.
Ai komentoi edhe përçarjen në PD, ku refuzoi që ta quante si “dramë”, por si “proces politik”, që ndodh.
“Përçarja? Janë procese politike që ndodhin në një forcë politike, normal ka mendime ndryshme, nuk është dramë, në opozitë kundërshtitë janë më të forta, se kundërshtitë janë dhe nëPS, po ri mbledh pushteti, prit se është te pragu , nuk është dramë, jemi parti shumë e madhe janë procese që shëndoshin”, shtoi Boçi.
Lajmi kryesor:
Boçi në ‘Real Story’: Nëse unë fitoj do mbyll inceneratorin! Do bëj landfill! Nuk më ka sjellë njeri nga Tirana si kandidat! Përçarja në PD, s'është dramë
B.K./ReportTv.al