Boçi në ‘Real Story’: Nëse unë fitoj do mbyll inceneratorin! Do bëj landfill! Nuk më ka sjellë njeri nga Tirana si kandidat! Përçarja në PD, s'është dramë

27 Prill 2023, 21:17| Përditesimi: 28 Prill 2023, 07:09

  • Share

TIRANË- Nëse Luçiano Boçi do të vijë në krye të Bashkisë së Elbasanit atëherë, ai tregon se ka plan për të mbyllur innceneratorin e Elbasanit. I ftuar në ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Boçi thotë se do të ndërtojë një landfill me një kosto që nuk shkon më shumë se 2 mln euro e ku do të bëhet landfilli i mbeturinave vetëm të Elbasanit, jo të të gjitha Bashkive të qarkut.

“Do e mbyllja inceneratorin, por ligjërisht do e në shkallët ligjore, vendimi kryesor i përket Këshillit Bashkiak, por vendimi më kryesor i takon qytetarëve të Elbasanit. (...) Si mund të dalim nga kjo? Elbasani mbledh plehrat e të gjithë qarkut, boll ka qenë i kontaminuar nga Metalurgjiku që ka sjellë pasoja dhe të ndërtohej një impiant i djegies së plehrave mbi një damkë, plehra mbi plehra. Direktivat e BE orientojnë landifillimit, lidhet me ndarjen në burimin, seleksionimin dhe landfillimin. 70 mijë ton plehra ka Elbasani, të bëhet një landfill me një kosto 2 mln euro larg zonave të banuara, t’i grumbullojë në modelin e landfillit të Bushatit”, tha Boçi.

Në këtë garë, ai vjen si kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” që udhëhiqet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, mirëpo refuzon që të quhet se është kandidat “i njërit, apo i tjetrit”. Boçi shprehet se nuk është kandidat i sjellë nga Tirana, por i Elbasanit.

“S’mund të më thuash që jam përfaqësues i dikujt apo i dikujt tjetër, unë jam përfaqësues i Elbasanit”, tha ai.

Si një kandidat me një background politik, nuk la pa komentuar as zhvillimet politike brenda PD-së, sipas së cilit ndarja në 2 kampe nuk është një dramë, por si proces politik që ndodh në një opozitë.

“Përçarja? Janë procese politike që ndodhin në një forcë politike, normal ka mendime ndryshme, nuk është dramë, në opozitë kundërshtitë janë më të fortë”, theksoi Boçi.

Etiketimeve që i kanë ardhur nga Rama si “Boçja që nuk çel në Elbasan” apo “Luluçi”, ai i sheh si një degradim politik të kryeministrit, për të cilin thotë se ndjen dhembshuri.

“Më është dhimbur atëherë dhe sot tek dëgjoj këtë ligjërim politikë aq më tepër me gratë e Elbasanit, kur bën këtë teatër absurd, kuptohet që është kap nga një hall i madh, më dhimbset se është degraduar politikisht”, tha Boçi.

Ai ka sqaruar edhe një prej pikave të programit të tij, që është ndërtimi i një “shesh xhirimi”, që Rama e ka sulmuar jo pak.

“Përmendi 400 mln, e ka kompleks nga inceneratorët, kurrë në ligjërimin tim politik nuk kam përmendur që paska një investitor që do sjellë 400 mln, personi në fjalë është përfaqësues i Feder Company, nënshkrimi ynë ka të bërë me krijimin e një marke të mbrojtur “Made In Elbasan”, si vaji i ullirit, nuk është investitor, është gënjeshtër e madhe, është përfaqësues i një kompanie ndërkombëtare, është një marrëveshje paraprake.   Qyteti i filmit, ka parkun e lojërave, ai nuk e përmend, se po të luash me këtë, opinioni do thotë po tallet me fëmijët tanë se ne duam të bëjmë parkun e lojërave. Një mini studio, janë studio të ndryshme që mund të përdoren për shumë funksione, janë multi funksionale, nëpërmjet politikës së taksave dhe aktiviteteve, është një ide inovative”, shtoi ai.

Në këtë garë për Elbasanit, Boçi është përballë kandidati socialist Gledjan Llatja, e ndërsa PD-ja e Enkelejd Alibeaj nuk ka nxjerrë një emër për në 14 maj. 

Ora 22:08
Boçi: Nuk jam kandidat i dikujt apo i dikujt tjetër, por i Elbasanit! Përçarja në PD, s’është dramë

Luçiano Boçi, kandidati i Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, thotë se ai nuk është as kandidat i Ilir Metës dhe as i Sali Berishës. Ai tha se koalicioni me Partinë e Lirisë, erdhi si pasojë e rrethanave.

“Si mundet? Ku ka formulë politike? Kjo është e domosdoshme. Merita është që të zgjerosh aleancën. Unë jam përfaqësues i opozitës dhe opozita janë njerëzit fillimisht, s’mund të më thuash që jam përfaqësues i dikujt apo i dikujt tjetër, unë jam përfaqësues i Elbasanit, unë zbrita katet e larta të politikës. Rrethenat politike përcaktojnë opozitën”, tha Boçi.

Ai komentoi edhe përçarjen në PD, ku refuzoi që ta quante si “dramë”, por si “proces politik”, që ndodh.

“Përçarja? Janë procese politike që ndodhin në një forcë politike, normal ka mendime ndryshme, nuk është dramë, në opozitë kundërshtitë janë më të forta, se kundërshtitë janë dhe nëPS, po ri mbledh pushteti, prit se është te pragu , nuk është dramë, jemi parti shumë e madhe  janë procese që shëndoshin”, shtoi Boçi.

Ora 21:49
Boçi në ‘Real Story’: Nëse unë fitoj do mbyll inceneratorin! Do bëj landfill vetëm për plehrat e Bashkisë Elbasan, jo të gjithë qarkut

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi tha se nëse do fitojë ai, do të mbyll inceneratorin e Elbasanit, e ndërsa shtoi se do të krijonte një landfill që do menaxhonte plehrat vetëm të Bashkisë, jo të qarkut. Ai tha se Elbasani e ka një “njollë të zezë” e ajrit të ndotur, si metalurgjiku, prandaj inceneratori nuk ishte zgjedhja e duhur.

“Është vdekjeprurës, ai mbjell vdekje dhe kontaminojmë qytetin dhe përballë jetës, unë do isha për zgjidhje të fortë, do e mbyllja inceneratorin, por ligjërisht do e në shkallët ligjore, vendimi kryesor i përket Këshillit Bashkiak, por vendimi më kryesor i takon qytetarëve të Elbasanit. (...) Si mund të dalim nga kjo? Elbasani mbledh plehrat e të gjithë qarkut, boll ka qenë i kontaminuar nga Metalurgjiku që ka sjellë pasoja dhe të ndërtohej një impiant i djegies së plehrave mbi një damkë, plehra mbi plehra. Direktivat e BE orientojnë landifillimit, lidhet me ndarjen në burimin, seleksionimin dhe lanfillimin. 70 mijë ton plehra ka Elbasani, të bëhet një landfill me një kosto 2 mln euro larg zonave të banuara, t’i grumbullojë në modelin e landfillit të Bushatit.  Një kosto e ulët me një mbrojtje qytetare dhe menaxhim sipas standardeve Evropiane. Pse u dashka që Elbasani të marrë helme dhe plehra”, tha Boçi. 

Ora 21:26
Boçi përgjigjet akuzave: Nuk më ka sjellë njeri nga Tirana si kandidat! Garën nuk e kam me Ramën

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi iu përgjigj akuzave se ai është një "lodër" e Sali Berishës apo i Ilir Metës.

“Garën time nuk e kam me Ramën, nuk jam i cilësuar as i këtillë, as tillë, Unë kam marrë garën dhe kam qenë kryetar Bashkie. Një kryetar bashkie duhet të bëjë bilancin.  Le të vinte këtu, pa panelistë ose me panelistë dhe të bëjë bilancin, pse kryeministri do të bëjë luftë politike. Boll i kemi dhënë njerëzve një përçarje politike. Nuk më ka sjellë njeri nga Tirana në Elbasan, kam lindur me breza, nuk më kanë sjellë nga Tirana si sekretari i sekretarit, apo si një njeri që do Rama që i rreh shpatullat apo teknicien që i mbulon aferat e tjera”, tha Boçi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deni: 28/04/2023 07:38

    Do mbyll inceneratorin thote!!Po mur pallosh qe ti futesh edhe ti nje dor te mir me lek kur te besh landfilldin.

    Përgjigju
  • tani: 28/04/2023 03:55

    po si u mbyllka inceneratori mor hajvan,,,me incenerator punon gjermania,,amerika.....asnje vote per kete boci.....

    Përgjigju
  • Iris: 28/04/2023 03:22

    E degjon veten ky kur flet? Do te mbyll inceneratorin e do hap landfill!! Ne synojme te ecim perpara,jo te kthehemi mbrapa.Xhevahire te tilla e justifikojne 100 % moton zgjedhore te PS.

    Përgjigju
  • Populli: 27/04/2023 22:21

    Mjere ky popull kush do ta drejtoje, njeri do te beje tunele ne sheshin Skenderbej tjetri do te mbylle inceneratoin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?