Boçi refuzon debatin me Sefën e PD: Ma hiq nga pamja, ky është kurth

30 Nëntor 2023, 18:13| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 19:02

  • Share

 

Ish-deputeti i Rithemelimit, Luçiano Boçi gjatë një lidhje skype për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka refuzuar të debatojë me sekretarin e PD-së për Çshtjet Ligjore, Indrit Sefën i cili ndodhej në studio.

Ai tha se një debat i tillë nuk i shërben opozitës, duke e quajtur edhe si kurth dhe kërkoi që të hiqet pamja e Sefës nga gjysma e ekranit që mos të dukej si debat mes tyre.

Pjesë nga diskutimi gjatë emisionit:

Boci: Një ndërhyrje e vogël , jam drejtues i PD-së dhe në perceptimin tim politik nuk bëj debat me  Vendosja e paneleve në formë të tillë pa lajmëruar, nuk është korrekte. Sepse unë këtu jam me shumë respekt me zotin Sefa, është mik i imi. Por edhe perceptimet që shpërndahen me debate, nuk kam asnjë lloj pengese për të bërë debat por nuk i shërben opozitës. Kurthe të tilla gazetareske nuk i pëlqej.

Gazetari Arbër Hitaj: Kurth dhe sabotim është gjuhë e vjetër nga ana juaj që nuk më shkon mua që jam rritur në demokraci. E shikoj që nuk e përballoni debatin, por e vërteta është që PD është në dy pjesë. Po ju lë të shpreheni lirshëm sepse nuk është një qëllim i tillë. Unë jam produkt demokracie dhe nuk e njoh këtë pjesën me kurthe. Por ju nuk doni të shikoni të vërtetën në sy.

Boçi: Ma hiqni pamjen e Sefës që të jemi korrektë edhe te kjo anë të mos duket si debat.

Ndërsa Sefa nga ana e tij u shpreh i hapur për debat me Boçin të cilit iu përgjigj më pas duke u shprehur se ndryshe nga sa thotë ish-deputeti lidhur me gjyqin për vulën e PD-së. 


Lajmi kryesor:

Boçi zbardh skenarin e Berishës për mosbindje civile: Protesta pa kthim! Sefa kundër kaosit të Rithemelimit: As djegia e mandateve nuk dha rezultat


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?