Pas kaosit që ka shkaktuar prej disa javësh në Kuvend, Sali Berisha ka paralajmëruar një lëvizje të fuqishme për mosbindje civile në vend. Ai u kërkoi anëtarëve të Rithemelimit që të angazhojnë militantët në rrethe të ndryshme.
Për këtë deklaratë të Berishës, foli edhe ish-deputeti Luçiano Boçi i cili në një lidhje ‘skype’ për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, tha se do të ketë protesta masive pa kthim.
“Është fazë e domosdoshme për një protestë pa kthim të opozitës. Në thelbin e vetë ka respektiin e të mirës publike në raport me atë që duhet ti ofrojë vendit qeveria. Qartësinë e qëllimit e kemi artikuluar tashmë, nuk ka vend për debat. Në Shqipëri është shkatërruar sistemi i votimit që është themelor”- tha Boçi.
Ndërsa sekretari i çështjeve ligjore brenda PD, Indrit Sefa, u shpreh kundër kaosit të Rithemelimit në Kuvend dhe ndaj lëvizjes së parlajmëruar duke përmendur faktin se djegia e mandateve në vitin 2021 nuk solli asnjë rezultat.
“Këta thonë për 6 muaj e djegim vendin dhe do ikë Rama. Sa kohë ka kaluar dhe asgjë nuk ka ndodhur. Protestat që ka organizuar Berisha janë me qirinj, a thua se i ka organizuar Gandi. Ndërsa protestat e PD në 2019-ën, ishin më të fortat”- tha Sefa.
Ish-deputeti Luçiano Boçi refuzoi që të zhvillonte debat me përfaqësuesin ligjor të Partisë Demokratike, me argumentin se ky ishte një kurth i përgatitur. Pretendimit të Boçit, iu përgjigj gazetari Arbër Hitaj i cili u shpreh se nuk kishte asnjë qëllim të tillë dhe se deputeti duhet ta shihte të vërtetën në sy. Ndërsa nga ana tjetër, Indrit Sefa u shpreh i gatshëm për të debatuar me ish-deputetin duke nisur që nga çështja e gjyqit të vulës së Partisë Demokratike.
Ish-deputeti i Rithemelimit, Luçiano Boçi gjatë një lidhje skype për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka refuzuar të debatojë me sekretarin e PD-së për Çshtjet Ligjore, Indrit Sefën i cili ndodhej në studio.
Ai tha se një debat i tillë nuk i shërben opozitës, duke e quajtur edhe si kurth dhe kërkoi që të hiqet pamja e Sefës nga gjysma e ekranit që mos të dukej si debat mes tyre.
Pjesë nga diskutimi gjatë emisionit:
Boci: Një ndërhyrje e vogël , jam drejtues i PD-së dhe në perceptimin tim politik nuk bëj debat me Vendosja e paneleve në formë të tillë pa lajmëruar, nuk është korrekte. Sepse unë këtu jam me shumë respekt me zotin Sefa, është mik i imi. Por edhe perceptimet që shpërndahen me debate, nuk kam asnjë lloj pengese për të bërë debat por nuk i shërben opozitës. Kurthe të tilla gazetareske nuk i pëlqej.
Gazetari Arbër Hitaj: Kurth dhe sabotim është gjuhë e vjetër nga ana juaj që nuk më shkon mua që jam rritur në demokraci. E shikoj që nuk e përballoni debatin, por e vërteta është që PD është në dy pjesë. Po ju lë të shpreheni lirshëm sepse nuk është një qëllim i tillë. Unë jam produkt demokracie dhe nuk e njoh këtë pjesën me kurthe. Por ju nuk doni të shikoni të vërtetën në sy.
Boçi: Ma hiqni pamjen e Sefës që të jemi korrektë edhe te kjo anë të mos duket si debat.
Ndërsa Sefa nga ana e tij u shpreh i hapur për debat me Boçin të cilit iu përgjigj më pas duke u shprehur se ndryshe nga sa thotë ish-deputeti lidhur me gjyqin për vulën e PD-së.
Vetem gomeret mbeshtesin Sali non graten.
Përgjigju