Nënshkryetari i PD, Luciano Boçi ka reaguar për vendimin e parlamentit bullgar që pranoi propozimin e Francës për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Boçi thekson kërkesën e faljes për kombin bullgar duke theksuar se kryeministri Rama përdori gjuhë fyese.
“Në emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Ky është një hap i parë kyç në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Bashkimin Europian. Ritheksojmë faljen, që i kërkoi sot Kryetari i Partisë Demokratike kombit bullgar, për gjuhën prej fyesi serial të kryeministrit Rama. Duke shtuar këtu se, heqja e vetos do ta rifusë procesin e integrimit në shinat e vërteta, ato të meritokracisë”, tha Boçi.
Ndër të tjera, thotë se PD beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e moshapjes së negociatave, por një radhë shkaqesh të tjera.
“Shpopullimi masiv i vendit, që ka derdhur në dyert e Europës më shumë shqiptarë se sa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindje të Mesme;
-Korrupsioni me shokët ministra dhe shokët e ministrave, një pjesë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar;
-Përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitorit strategjik të familjarëve të ministrave.
-Njolla e zgjedhjeve të manipuluara, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte.
-Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria, nën keqqeverisjen e tij, është kthyer në të ‘sëmurën e Europës’” – tha Boçi.
Lajmi kryesor:
Samiti i BE-së, Berisha: Rama dëshmoi se është rreshtuar me Ballkanin e Putinit, ishte si vasal i Vuçiç
//ReportTv.al