Edvin Prifti

'Boj euro e futja në zarf...o doktor i mirë' Po përgjonin sekretaren e gjykatës së Krujës, si SPAK kapi në rrjetë kardiokirurgun Edvin Priftin

13 Shkurt, 12:30| Përditesimi: 13 Shkurt, 12:34

  • Share

Foto: Edvin Prifti
 

Më 13 shkurt të 2021 Shefit të Repartit të KardioKirurgjisë Edvin Prifti I vunë prangat në sallën e gjyqit. Kërkesa e firmosur atëherë nga prokurori Altin Dumani, sot kreu i SPAK u bë gjatë seancës gjyqësore nga Prokurorët, pasi mjekut të njohur i ishin gjetur në banesë dhe në zyrën e tij 250 mijë euro dhe 16 milion lekë të reja. Ndaj tij, atëherë u ngrit akuza për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa vetë Kardiokirurgu i njohur pretendoi se paratë ishin pjesë e një transaksioni për shitjen e një prone të bashkëshortes së mjekut, dhe se nuk kishte asnjë provë që të vërtetonte se paratë ishin siguruar nga burime të paligjshme. 

Emri i tij kishte dalë në përgjimet e kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi e cila kishte operuar të ëmën, kundrejt pagesës së dhënë për mjekun.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

Shqiptarja.com në prill të 2021 publikoi dhe pjesë nga përgjimet që SPAK kishte në dorë. Bëhet fjalë për një bisedë telefonike ku flitet për euro e zarf që do të shkonin tek kardiologu dhe qytetarja ndërlidhëse me kryeinfermieren, vartëse të mjekut Prifti i thotë Emanuela Mallkuçit, kryesekretares se Gjykatës së Krujës që të bëjë gati zarfin.

"Do t'ia fusim këtij në zarf", duhen 2 mijë euro dhe jo lekë.

 Ngjo motrën tendë, futja në zarf....o doktor i mirë...amon boja motre"

"Mirë po i boj euro"


Lajmi kryesor:

Zbulohen 4 akuzat për mjekun Edvin Prifti! SPAK: Mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT, i sekuestrohen 1.1 mln euro, 256 mijë € ishin cash në banesë e zyrë


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?