Zbulohen 4 akuzat për mjekun Edvin Prifti! SPAK: Mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT, i sekuestrohen 1.1 mln euro, 256 mijë € ishin cash në banesë e zyrë

13 Shkurt, 10:15| Përditesimi: 13 Shkurt, 20:18

  • Share

Tirane- Pas 4 viteve hetim SPAK dërgoi për gjykim dosjen për kardiokirugun e njohur Edvin Prifti, ish shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Përmes një njoftimi për shtyp SPAK njofton se ka marrë të pandehur mjekun kardiokirug për 4 akuza nga korrupsion pasiv, se ka marrë para për 7 ndërhyrje kirurgjikale në zemër pranë QSUT-së, tek vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.

SPAK rendit dhe rastet për të cilat ka ngritur akuzat.

Pse korrupsion?
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar, se i pandehuri Edvin Prifti, me detyrë Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si mjek kardiokirurg, të paktën në shtatë raste ka marrë përfitim të parregullt në shuma monetare nga pacientët e operuar pranë Pavionit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” thuhet në njoftimin e SPAK

Pse Pastrim Parash?
Mjekut kardikirurg që punon sot në QSUT I janë gjetur dhe sekuestruar në total mbi 1.1 mln euro. Nga të cilat një shumë e madhe cash iu gjet në banesë dhe në zyrën e të pandehurit.

Konkretisht SPAK njofton se në momentin e arrestimit, nga kontrolli i banesës, dhe i zyrës së të pandehurit, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme monetare në CASH, për të cilat nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri nuk mund  t’i justifikonte me burime të ligjshme, shuma të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, dhe më konkretisht shumat prej 256.800 Euro, 7.600 Dollarë Amerikanë dhe 15.435.000 Lekë.

Në vijim të një hetimi të gjithanshëm dhe objektiv të këtij procedimi, është kryer një hetim i plotë pasuror dhe financiar, dhe në përfundim janë sekuestruar në gjashtë llogari bankare pranë Bankave të Nivelit të Dytë, edhe shuma monetare në vlerën prej 177.497 Euro, dhe 52.479.368 Lekë.

“Shumat totale të sekuestruara gjatë hetimit paraprak janë 434 319 (katërqind e tridhjetë e katër mijë e treqind e nëntëmbëdhjetë) Euro, 67 914 368 (gjashtëdhjetë e shtatë milion e nëntëqind e katërmbëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë) Lekë, si dhe 7 600 USD” informon SPAK

Pse fshehje e të ardhurave? 

SPAK thotë se hetimi ka provuar se, i pandehuri prej vitit 2018, e në vijim, ka kërkuar nga subjekte të ndryshme tregtare të cilët ushtrojnë veprimtarinë në fushën e ofrimit të shërbimeve mjekësore etj., fatura tatimore fiktive, të cilat më pas janë paraqitur pranë organeve tatimore, me qëllim jo vetëm për të justifikuar shumat monetare, por edhe për të rritur fiktivisht shpenzimet me qëllim shmangien nga detyrimet tatimore.

"I pandehuri Edvin Prifti, është pajisur me fatura fiktive, të cilat pasqyrojnë blerjen fiktive të sendeve dhe paisjeve mjekësore nga subjektet tregtare në emër të tij, me qëllim rrijtjen e kostove dhe shmangien nga detyrimet tatimore, por edhe për të justifikuar shumat e derdhura Cash në llogaritë e këtyre bizneseve, shuma të cilat më pas janë tërhequr prej tij, dhe janë depozituar në llogaritë personale. Në këtë mënyrë ai ka justifikuar burimet e të ardhurave, pa origjinë të ligjshme të cilat megjithatë nuk janë justifikuar plotësisht. Ky mekanizëm, veçanërisht lëvizjet monetare në llogaritë bankare, i shoqëruar me paisjen me fatura tatimore fiktive, tregon qëllimin e vërtetë të të pandehurit, i cili është fshehja dhe mbulimi i natyrës së burimit të të ardhurave, nga veprimtaria e korrupsionit. Për këtë arsye, ai ka konsumuar në këtë mënyrë elementët e figurës së veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e parashikuar nga neni 287/1 pika “b” e Kodit Penal.

Pse vjedhje?
Sipas SPAK Prifti i ka vjedhur dhe para nga një grant prej një fondacioni

"I pandehuri Edvin Prifti, në sajë të detyrës së tij, si Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, pasi ka përfituar një Grant në shumën 8,973 (tetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) USD, nga një fondacion me qëllim financimin e një projekti që do të implementohej në Shërbimin ku ai drejtonte, rezulton se nuk ka investuar të gjithë shumën monetare të Grantit, por i ka përfituar për interesa personale"

Çfarë iu sekuestrua 
Iu gjetë në banesë e në zyrë
-256.800 Euro cash 
- 7.600 Dollarë Amerikanë
-15.435.000 Lekë
I bllokohen 6 llogari në bankë 
177.497 Euro
52.479.368 Lekë
Në total iu sekuestruan 
-434 319 euro 
-67 914 368 lekë 
-7 600 USD
Totali: 1 100 681 euro

Akuzat që u mor i pandehur Edvin Prifti
-Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, neni 259 i Kodit Penal, në 7 raste
-Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, neni 135 i Kodit Penal
 -“Fshehja e të ardhurave”,
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 180 dhe 287 i Kodit Penal.  
Kërkesa për gjykim mban nr 242, të vitit 2020

Ora 18:17
Dosja ndaj tij u dërgua për gjykim, mjeku Prifti: Katër akuzat janë arbitrare me synim dënimin tim të padrejtë! Fola i pari për pandeminë dhe po marr shpërblimin

1707845235_edvinprifti.jpg

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti, ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme dërgoi sot për gjykim në GJKKO dosjen ndaj tij duke i konsideruar akuzat që i bëhen arbitrare. Në reagimin në rrjete sociale mjeku shkruan se akuzat kanë si qëllim dënimin e tij në mënyrë të padrejtë.

Reagimi i plotë

"Pas mese 4 vjet hetimesh/pergjimesh nga SPAK dhe 3 vjet pas burgosjes sime, ky institucion me se fundmi ka ngritur 4 akuza njera me e rende se tjetra ndaj meje, duke me perndjekur me eger nga te gjithe nder vite. Gjithesesi ne asnje rast nuk provuan qe une kam abuzuar me fondet publike, tendera dhe te tjera qe eshte edhe detyra e tyre. Keto akuza arbitrare jane ne vazhden e persekutimit te porositur me synim final denimin tim te padrejte dhe mbajtjen e fondeve te ligjshme te sekuestruara. Sqaroj se:

1. sigurisht qe cdo njeri do te kuptonte se te me akuzosh mua per pastrim parash kur skam bere asnje investim eshte nje makinacion i ulet. Pra akuzohem per pastrim parash po nderkohe ku i kam pastruar kur skam asnje pasuri te paluajtshme, aksione apo biznese pervec nje apartamenti sikurse e konfirmon edhe Spak. Auditimi financiar (nje ekspertize kontabel) nga Auditues Ligjor i licensuar nga shteti Shqiptar, nje dosje prej mese 650 faqesh i dorezuar fillimisht ne gjykate dhe me pas ne Spak ne dhjetor 2021 dhe ku justifikohej e tere shuma qe Spak ngre dyshime, jo vetem qe nuk eshte studjuar apo rivleresuar por cuditerisht “nuk gjendet me” ne Spak pra me nje fjale ka “flutuar”. Ne asnje rast Spak nuk verteton se nga cili “aktivitet i dyshuar” vjne keto fonde detyre e padiskutueshme e tyre dhe nuk mjafton kjo, por mesazhe ne telefon dhe dokumente ne excel ne kompjuterin tim ku vertetohet pagesa cash nga spitale private, keto as merren ne konsiderate fare. Kjo ka vetem nje emer akuze e pavertete dhe vjedhje ne emer te shtetit!

2. ⁠Ne lidhje me 7 raste korrupsioni qesharakja kthehet ne absurd. une kam operuar mese 7300 shqiptare nga zemra dhe kam vizituar me dhjetra mijera te tjere. Spak ka 4 vjet pergjime te miat dhe nuk evidenton asnje rast te tille, gjithshka cfare sipas kesaj organizate quhet “prova” jane mesazhe, deklarata apo thenie midis njerezve te tjere qe shpesh here jane fare te panjohur per mua. Nuk ka asnje filmim, pergjim ambiental apo evidence pervec se cfare i ka thene njeri dikujt tjeter. o tempo o mores! Korrupsioni ka dy ane por ne rastin tim nuk ka asnje te akuzuar per korrupsion aktiv. Pra secili prej ketyre 7 rasteve ku ne 4 prej tyre fatkeqesisht ka ndodhur vdekja e pacientit dhe eshte e kuptueshme qe dhimbja kthehet ne hakmarrje dhe me pas ne manipulim, asnje prej tyre nuk eshte i akuzuar per korrupsion aktiv. I vetmi mesazh i imi (dhe jo i te treteve) ne nje nga rastet eshte ai ku them qe pacientja duhet te vije ne qsut se ska pse paguan, ky mesazh nuk ndodhet sot e kesaj dite ne dosjen e spak. E gjithe akuza bazohet ne trillime dhe bisesa midis te dyteve dhe te treteve.

3. ⁠me akuzojne per fatura fiktive?! po asnje spo kupton clidhje kane faturat me justifikimin dhe qarkullimin e te ardhurave, fjale qe perdoren ne deklarate per te krijuar disinformim, pra une per te justifikuar te ardhurat e mia marr fatura nga te there? Dhe ne cdo rast cdo kompani ka bere deklaraten perkatese sipas te vertetes qe ketu ska asnje fiktivitet.

4. ⁠Akuza per vjedhje. Ketu inkuizicioni takon fundin. Cdo element ne lidhje me kete projekt ka fatura dhe justifikime. i vetmi element eshte qe ky projekt duhet te fillonte ne mars 2020 dhe u bllokua pjeserisht per shkak te pandemise COVID19 dhe mbylljes se universitetit.

Ne konkluzion te nderuar miq. i gjithe objektivi i cpo ndodh eshte denimi perfundimtar ne furren e druve te Torquemades se Inkuizicionit. Kulmi arriti javen e kaluar kur na u konfirmua qe dosja e auditimit dhe ekspertizes kontabel nuk gjendej me ne Spak, edhe pse gjykata kishte urdheruar qe ne nentor 2021 administrimin e saj nga Spak! Me kujtohet ceshtja e Enzo Tortora ne Itali ku u fol per here te pare per “orrore giudiciale” ose “Tmerri i gjykimit” apo per “prosecutor misconduct” dhe “supression of evidence” ne USA per rastet e ceshtjeve te sajuara ne te cilat prokuroret fshehin provat! Mbase nuk kane faj se ky mund te kete qene pjese e trejnimit ne Spak!

Me kujtohet nje meme nga Lufta e dyte boterore kur nje oficer SS duke ecur ne nje rrugice e cila kishte tela me gjemba ne te dyja anet dhe pertej telave ishin njerezit qe coheshin ne turren e druve, perballe kishte nje tabele e cila shkruante: EDHE PSE SBENI POLITIKE, ESHTE POLITIKA QE KA NEVOJE PER JU! Pra ishte politika qe kishte nevoje per krematoriumet dhe holokaustin. Une fola i pari per pandemine dhe po marr shperblimin, por edhe nese nje jete eshte shpetuar nga kontributi im i vogel, do te isha i lumtur! Pertej cdo gjeje kjo eshte detyra ime! Une bera per vendin dhe popullin tim aq sa munda! Te pakten shqiptaret nuk marrin me rrugen per tu operuar ne Stamboll apo gjetiu por e bejne ne vendin e tyre. Gjykimin jua le juve!"

Ora 12:40
SKEDA/ Nga momenti kur Edvin Priftit iu vunë prangat në gjykatë tre vite më parë deri sot! Dosja u hetua nga Altin Dumani

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.242, të vitit 2020, me të pandehur shtetasin Edvin Prifti, me detyrë mjek kardio-kirurg, pranë Shërbimit të Kardiokirurgjisë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

Shqiptarja.com sjell historikun nga momenti kur u arrestua në sallën e gjyqit Edvin Prifti tek sot kur SPAK e mori të pandehur

Më 13 shkurt të 2021 Shefit të Repartit të KardioKirurgjisë Edvin Prifti I vunë prangat në sallën e gjyqit. Kërkesa e firmosur atëherë nga prokurori Altin Dumani, sot kreu i SPAK u bë gjatë seancës gjyqësore nga Prokurorët, pasi mjekut të njohur i ishin gjetur në banesë dhe në zyrën e tij 250 mijë euro dhe 16 milion lekë të reja

Në fillim të marsit 2021 Mjeku Prifti u la i lirë nga Gjykata e Apelit por iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit në spital.

Më 21 maj 2021 Apeli i Gjykatës Speciale kundër korrupsionit i dha atij të drejtën për të ushtruar profesionin e mësimdhënies në universitetin publik të Mjekësisë.

Më 8 nëntor 2021 GjKKO I refuzoi kërkesën e mjekut për të liruar llogaritë e sekuestruara

Më 16 shkurt 2022  Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e mjekut për të ushtruar profesionin, teksa SPAK nuk kishte përfunduar hetimet.

Më 10 qershor 2022 SPAK kontrollon banesën e mjekut pasi dyshohej se ishte pjesë e një skeme të trafikut të ilaçe nga Italia. Dyshohet se ai ishte pikë kontakti me mjekët në Itali. Në kuadër të hetimeve të SPAK dhe antimafias italiane dyshohej se grupi kriminal kishte  shitur ilaçe për pandeminë COVID-19 në Shqipëri pasi i vidhte në sistemin publik në Itali, ndërsa 82 pacientëve shqiptarë u ka ofruar shërbim shëndetësor në spitalet italiane me letra false.

24 qershor 2022 Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin për ushtrimin e profesionit për kardiokirurgun.

8 shkurt 2024 SPAK I komunikon akuzat mjekut Prifti

13 shkurt 2024 SPAK dërgon dosjen për gjykim dhe merr të pandehur për 4 akuza mjekun kardiolog i cili aktualisht vijonte të punonte si kardiokirurg në QSUT. Ndaj tij rëndojnë: Korrupsion pasiv në 7 raste, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.

Ora 12:30
'Boj euro e futja në zarf...o doktor i mirë' Po përgjonin sekretaren e gjykatës së Krujës, si SPAK kapi në rrjetë kardiokirurgun Edvin Priftin

Foto: Edvin Prifti
 

Më 13 shkurt të 2021 Shefit të Repartit të KardioKirurgjisë Edvin Prifti I vunë prangat në sallën e gjyqit. Kërkesa e firmosur atëherë nga prokurori Altin Dumani, sot kreu i SPAK u bë gjatë seancës gjyqësore nga Prokurorët, pasi mjekut të njohur i ishin gjetur në banesë dhe në zyrën e tij 250 mijë euro dhe 16 milion lekë të reja. Ndaj tij, atëherë u ngrit akuza për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa vetë Kardiokirurgu i njohur pretendoi se paratë ishin pjesë e një transaksioni për shitjen e një prone të bashkëshortes së mjekut, dhe se nuk kishte asnjë provë që të vërtetonte se paratë ishin siguruar nga burime të paligjshme. 

Emri i tij kishte dalë në përgjimet e kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi e cila kishte operuar të ëmën, kundrejt pagesës së dhënë për mjekun.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

Shqiptarja.com në prill të 2021 publikoi dhe pjesë nga përgjimet që SPAK kishte në dorë. Bëhet fjalë për një bisedë telefonike ku flitet për euro e zarf që do të shkonin tek kardiologu dhe qytetarja ndërlidhëse me kryeinfermieren, vartëse të mjekut Prifti i thotë Emanuela Mallkuçit, kryesekretares se Gjykatës së Krujës që të bëjë gati zarfin.

"Do t'ia fusim këtij në zarf", duhen 2 mijë euro dhe jo lekë.

 Ngjo motrën tendë, futja në zarf....o doktor i mirë...amon boja motre"

"Mirë po i boj euro"

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 14/02/2024 10:45

    Komenti me preçiz i takon Bertit. Tek ne vjedhin doktoret,hetuesit gjykatesit,prokuroret,drejtorat,krye bashkiaket e deri tek ministrat por ne fund fare K/M eshte gjithmone i pastersepse uji nga burimi vjen i kulluar por se te tjeret hane dardha mbas burimi nuk eshte faji i tij!

    Përgjigju
    • Lali: 14/02/2024 17:42

      Edhe Ali Babai i paster ishte,ishin 40 shoket e tij hajdute..

  • Parajsë për taksa: 14/02/2024 08:23

    për 7 operacione japin 1.5 milion euro. Ky ka bërë mbi 200

    Përgjigju
  • Boti: 14/02/2024 06:03

    Hajde komunizem hajde

    Përgjigju
  • Iris: 14/02/2024 01:54

    Nuk pati fat i shkreti e nuk priti dot,tundimi ishte i madh.Dhe kur i ndodhi te perfundoje ne duart e SPAK-ut,pikerisht tani kur shteti doli me /autonomine e spitaleve/ dhe me /sherbimet pas orarit/qe do t'ju lejohen mjekeve.Do te kishte marre draperin per te korrur para,jo zarfa!

    Përgjigju
  • Scutari: 13/02/2024 21:40

    Ende nuk e kuptoj pse hajdutët shqiptarë të banesave, janë kaq të trashë dhe pa nuhatje....

    Përgjigju
  • Gripi: 13/02/2024 18:57

    Duhet standart i njejte hetimi per cdo njeri ne RSH dhe per cdo mjek etj. Nese akuzat provohen ne gjykate ky e ka pak burgun dhe sekuestron por Mjeku Xhaxho mw vajzen e tij qe i moren jeten nga makuteria vogelushit perse nuk i heton njesoj prokuroria e familjes Felaj?

    Përgjigju
  • Fieri: 13/02/2024 16:07

    Edhe doktorr maksi tanaka eshte bandit grabit me dialin e tij rrugac pacientet e fierit u marin paret me dhun dhe ulen tek lokali spitalit dhe pin raki dhe kendojn pastaj te njejtin avaz dit per dit vjedhin popullin e shkret ..

    Përgjigju
  • Asdfg: 13/02/2024 16:03

    Eh doktorr thon ..ky bandit me dorashka te pakten 20vjet burg zagarit

    Përgjigju
  • Arti: 13/02/2024 15:05

    E paska emrin Edvin haaaaaa si dikush që u ka grabitur miliarda shqiptarëve. Haaaaa

    Përgjigju
    • Bert: 13/02/2024 15:13

      Mos e ke fjalën për të gjatin. Se e ke gabim. I gjati nuk ka vjedhur e jo më të ketë grabitur. Ai ka bërë rrugë i ja pasuruar shqiptarët që në gjithese ua ka siguruar të gjitha të mirat në Shqipëri ata prapë nuk i'a dinë. Dhe jo vetëm kaq por i marrin të mirat dhe i jetojnë në vende të tjera si Gjermani, Amerikë ....e nuk pyesin fare dhe madje as që duan ti dëgjojnë emrin atij, të gjatit që për ditë e me shumë po përpiqet të ngjajë me babain e kombit. Ja pra sa mosmirenjohes jane shqiptaret ndaj tij.

  • Tuc: 13/02/2024 14:12

    Ky i hakerrehej pacienteve dhe familjareve te tyre jo sikur ishte mjek, por si kapterr burgu

    Përgjigju
  • Or tej: 13/02/2024 14:06

    Te dhjefsha rrogat ne perendim or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 13/02/2024 13:03

    Te hetohet dhurata uruci ne shkoder

    Përgjigju
  • bani: 13/02/2024 12:59

    te gjithe doktoret marin leke,,por ky u kap se doli kunder rames ne disa intervista....

    Përgjigju
    • @bani: 13/02/2024 19:26

      Ky vlla u kap se u ngeli ne dore te pergjimi tjeter dhe u plasi parja kesh poshte krevateve

  • joli: 13/02/2024 12:37

    Doktori kriminel,ky eshte ndyresire dhe eshte e habiteshme se si e lene pa e futur ne burg.

    Përgjigju
  • pupa gjeli shkoder: 13/02/2024 12:31

    hidhni syte nga shkodra durrsi fieri , albanistani eshte mbushur me plackites siky qe shhni

    Përgjigju
  • Vlore: 13/02/2024 12:07

    Spak ka harruar dhe akuzen e vrasjes me dashje te pacienteve qe operonte tek Hygea.Nqs ka nevoje per prova te tilla kam une.Duhet te paguaj shume me shume ky per cfare kane vuajtur familjaret e pacienteve tek Hygea

    Përgjigju
    • Hygeia: 13/02/2024 15:51

      O vlonjati ti qenke kundershtar i forte i ketij doktorit. Qenke ai kardiologu i famshem????????????????

  • qofte: 13/02/2024 11:08

    ca fundrrine eshte dhe ky!

    Përgjigju
  • Tini: 13/02/2024 10:48

    Ato lekë qe ia kane séquestrait, jane shume pak. Shume te mécha ka ds hehur. Ky hajdut, dikur i pinte gjakun pacienteve. Deri ne 20 mijē € merrte nen dore para per operacione. Asnjehere s’dilte ai per zarfin, por baxhellat infermiere te paguara nga ai. Burgs dhe heqje e drejtes per te ushtruar zanatin.

    Përgjigju
  • topi: 13/02/2024 10:42

    mbyteni kete qen te terbuar mbas lekut. Ky i grabiti hallexhinjte, po mos te paguaje te linte te vdisje. mjere ata qe rane ne dore te ketij zagari zgjebarak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?