Politikë
Top 24

Bojkotuan komisionet, Basha: Nesër do jemi në Kuvend, seanca s'do jetë normale

11 Prill 2018, 13:42| Përditesimi: 11 Prill 2018, 17:06

  • Share

Në kushtet kur protestuesit e Kukësit janë në burg, nuk mund të ketë seancë normale parlamentare. Këtë ia ka komunikuar Lulzim Basha deputetëve të tij në mbledhjen e sotme parlamentare. Burime nga grupi parlamnetar i PD kanë bërë të ditur, që seanca e nesërme parlamentare nuk do të zhvillohet normalisht me diskutime, por do të jetë në formë proteste.

Demokratët do të risjellin edhe një herë protestën që u zhvillua në Kukës dhe seancën gjyqësore, që vendosi arrest me burg për 11 prej tyre. Sipas të njëjtave burime, demokratët do të kërkohet largimin e kryeministrit Rama, për gjuhën e papërshtatshme që ka përdorur dy javë më parë në Parlament.

Sipas demokratëve, kreu i qeverisë duhet të ishte i dënuar nga Byroja Parlamentare për ironinë që përdori për protestat dhe ngritjen e popullit. Byroja e Kuvendit rrëzoi kërkesën për përjashtimin e Ramës duke argumentuar se pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë. 

Gjithashtu, fokusi do të vendoset edhe tek protesta e biznesit të vogël, kundër përfshirjes në skemën e TVSH. Për të detajuar veprimet në seancë demputetët demokratët do të zhvillojnë sërish mbledhje, para nisjes së Parlamentit në orën 10:00. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Plaku: 12/04/2018 01:51

    Bashaaaaa....po te shterngohet laku,vazhdo kështu ti vazhdo,por populli ka durim se nuk do te prese me shumë se ç'ka pritur deri tani....

    Përgjigju
  • roni: 11/04/2018 15:00

    Keta jane kafshe pylli qe nuk e duan kete vend.

    Përgjigju
    • Njetri: 12/04/2018 00:08

      Keta sa me shume shikojne qe populli nuk i ndjek cmenden me keq kan 2000 veta qe ju japin na 20 mij lek e djegin shqiperin ton.. keta bejne sikur ja ka len babai me tapi

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?