Bojkotuan mësimin, Drejtoria Arsimore Dibër: Nxënësit e Kllobçishtit duhet të mësojnë në shkollën e re!

13 Mars, 15:47| Përditesimi: 13 Mars, 15:51

  • Share

Rreth 80 nxënës të fshatit Kllobçisht në Njësinë Administrative Maqellarë të Dibrës kanë braktisur mësimin prej dy ditësh. Prindër e fëmijë thonë se shkolla e tyre i plotëson të gjitha kushtet ndaj refuzojnë transferimin në një fshat tjetër 3 km larg. Kontaktuar nga Report TV, drejtoresha e Arsimit, Ledjana Gjoka tha se nga “Zyra Vendore Arsimore Dibër nuk ka një vendim për mbylljen e kësaj shkolle dhe nuk do të ketë për sa kohë numri i nxënësve është sipas pëcaktimeve të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit”.

Ajo sqaron më tej se “shkolla e Kllobçishtit aktualisht është shkollë vartëse ku ka nxënës të arsimit fillor dhe komuniteti dëshiron ta kthejë në shkollë qendër”.

Sipas drejtoreshës, kjo është e pamundur pasi shkolla qendër komunitare ndodhet në fshatin Kërçisht i Poshtëm, e cila është ndërtuar me fondet e MAS.

Gjoka sqaron se nga klasa e 6-të deri në të 9-ën duhet ta zhvillojnë mësimin në shkollën 9-vjeçare “Haki Sharofi” të Kërçishtit, pasi është shkollë qendër komunitare dhe nxenesve u mundësohet transporti.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?