Hossein Shariatmadari
Raketa kundër anijeve amerikane dhe mbyllja e ngushticës së Hormuzit – kjo është përgjigjja që Irani kërcënon t’i japë Shteteve të Bashkuara pas sulmit të natës ndaj tre impianteve bërthamore.
«Pas sulmit amerikan ndaj impiantit bërthamor të Fordow-t, tani është radha jonë», ka paralajmëruar Hossein Shariatmadari, kryeredaktor i gazetës konservatore Kayhan, e cila shpesh është identifikuar si “zëdhënëse” e Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Në një mesazh në Telegram, Kayhan citon Shariatmadarin të ketë thënë:
«Pa hezitim dhe pa vonesë, si hap të parë duhet të kryejmë sulme me raketa kundër flotës detare amerikane të vendosur në Bahrein dhe njëkohësisht të mbyllim ngushticën e Hormuzit për anijet amerikane, britanike, gjermane dhe franceze».
Mesazhi përmbyllet me një citat nga Kurani: «Vritini kudo që t’i gjeni».
Lajmi kryesor:
‘Çekani i Mesnatës’, SHBA hedh bomba 14-tonëshe në Iran! Pentagoni: Shkatërruam ambiciet bërthamore të Teheranit! Parlamenti iranian: Të mbyllet Hormuzi (VIDEO)
K.M/ReportTv.al