Sulmi masiv ajror i Rusisë në Ukrainë me mbi 50 raketa dhe 700 dronë sulmues goditi rajonet e Kharkivit, Khersonit, Odesës, Lvivit dhe Zaporizhzhias.
Teksa pesë persona vdiqns nga sulmi shpëtuan mrekullisht mbi 110 aktivistë italianë që po ktheheshin me tren nga Kharkiv në kuadër të misionit të dhjetë të Lëvizjes Evropiane për Veprim Jo të Dhunshëm (MEAN).
"Bombardimet filluan rreth tre orë pasi treni u nis nga Kievi në zonën e Zythomire," shpjegoi për LaPresse Marco Bentivogli, një zëdhënës i MEAN, i cili ishte pasagjer.
"Më pas, shpërthime shumë të forta u panë edhe në zonën e Lvivit, jo shumë larg trenit," shtoi Bentivogli.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rusia bombardon Ukrainën me 700 dronë dhe 50 raketa! Për pak goditën trenin me 110 aktivistë italianë
Xh.K/ReportTv.al