Bota
Top 24

Panik në New York, dyshohet pako bombë në shtëpinë e Bill Clinton dhe në zyrën e Obamës

24 Tetor 2018, 15:41| Përditesimi: 24 Tetor 2018, 18:30

  • Share

Hillary dhe Bill Clinton kanë marrë një pako të dyshuar bombë në shtëpinë e tyre. “The Indipendent” shkruan se një send i dyshimtë është dërguar si pako në shtëpinë e tyre në New York me anë të postierit. Një tjetër pako e dyshuar gjithashtu bombë është dërguar edhe në zyrën e ish-Presidenti, Barack Obama, në të njëjtin qytet.

Ndërkohë "RT" shkruan se edhe në redaksinë e CNN ka ardhur një pako e dyshimtë, që ende nuk është vërtetuar përmbajtja e saj. Për momentin gazetarët e zyrave të CNN dhe të gjithë personat që ndodhen në godinën e "Time Warner" janë evakuuar. 

Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë u raportua për një pako me bombë në shtëpinë e miliarderit George Soros. Hetimet po vazhdojnë, por ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këto pako të dërguara.  

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 25/10/2018 11:43

    Ike o gimi futi nje tas me trahna e mos shiko shum filma me luft se t bejn dem

    Përgjigju
  • Gimi: 25/10/2018 02:13

    Kjo quhet krim politik NDERMJET politikaneve Kjo ka Per te ndodhur edhe me politikanet shqipetare MENDONI TANI BANDA E TAULANT BALLES TI VERE BOMBE BASHES DHE BERISHES NE SHTEPI APO NE ZYRA DHE E THEM E SIGURI QE TAULANT BALLA E BEN VEPRIMIN DHE NUK MENDON GJATE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?