Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi

Bora Muzhaqi në Vlorë: Përmbyllëm me sukses vitin e dytë të Programit Ekipet Sportive në Shkolla

2 Qershor, 17:36| Përditesimi: 2 Qershor, 17:39

  • Share

Bora Muzhaqi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët mori pjesë në eventin përmbyllës të Programit Ekipet Sportive në Shkolla, të mbajtur në Vlorë si qyteti Evropian i Sportit për këtë vit. 

Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja Bora Muzhaqi u shpreh se është veçanërisht e lumtur prej angazhimit maksimal të nxënësve në Programin Ekipet Sportive në Shkolla, gjë që ndikon si në mirëqenien e tyre fizike ashtu edhe atë mendore. 

Me anë të Programit Ekipet Sportive në shkolla, ministrja Bora Muzhaqi shprehet se është realizuar vizioni i kryeministrit Rama për masivizimin e sportit. 

“Vizioni i kryeministrit Rama për masivizimin e sportit tashmë realitet për të dytin vit radhazi me anë të “Programit Ekipet Sportive në Shkolla””, duke shtuar se “mbi 10 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë kanë zhvilluar stërvitje 3 herë në javë, me pajisje dhe uniforma falas të siguruara këto të fundit nga qeveria.”

Pjesë e ativitetit ishin edhe Zv. Ministri i Sportit Endrit Hoxha, Zv. Ministrja e Turizmit Vilma Bello, Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha dhe Presidenti i KOKSH Fidel Ylli të cilët përshëndetën fëmijët dhe të rinjtë. 

Për të siguruar mbarëvajtjen e programit, është investuar gjithashtu edhe në infrastrukturë sportive për të mundësuar siguri dhe cilësi të zhvillimit të sportit teksa nxënësit zbulojnë talentet e tyre.

Me mijëra nxënës nga e gjithë Shqipëria ishin pjesë e eventit përmbyllës, ku parakaluan në shëtitoren e qytetit me uniformat e qarqeve përkatës dhe pankarta nëpër duar duke përfaqësuar denjësisht qytetin e tyre. 

Kujtojmë që ky program ofrohet me mbështetje financiare nga qeveria shqiptare dhe zbatohet për të dytin vit radhazi.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?