KUKËS- Qyteti i Kukësit është veshur nga petku i bardhë i dëborës.
Mëngjesi i sotëm është shoqëruar me uljen e temperaturave në Kukës, ku nuk munguan reshjet e dëborë. Jemi zyrtarisht në pranverë, por ndryshe nga e kaluara, nuk ka ardhur me lule dhe diell, por dëborë.
Megjithatë, në ditën e 10 të karantinës, dëborë nuk i ka ndalur kuksianët që të bëjnë blerjet në treg. Tek-tuk shihen njerëz në rrugë, ende të pandërgjegjësuar që duhet ruajtur ditastanca.
Po ashtu, në orët e para të mëngjesit të sotëm edhe në Bulqizë e Dibër kanë fillur reshjet e deborës. Në Bulqizë ka 3 centimetër dëborë po ashtu dhe në qytetin e Peshkopisë ndërsa në zonat e thella të Bulqizës dhe Dibrës vijon 10 deri 15 cm. Sipas informacionit të marrë nuk raportohen probleme. Temperaturat shënojnë -7 gradë. Në disa njësi administrative ka pasur dhe mungesë të energjisë elektrike.
Lajmi kryesor:
VËZHGIMI sot/ Në Kombinat fluks blerësish ngjitur njëri-tjetrin, policia dhe ushtria i këshillon të mbajnë distancën! Ndërgjegjësim në qytetet e tjera!
B.K.//ReportTv.al