Kryeministri britanik Boris Johnson mbërriti në Kiev me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës dhe saktësisht gjashtë muaj pas luftës. "Kjo është hera e tretë që Boris Johnson vjen në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Jo të gjitha vendet janë aq me fat sa të kenë një mik të tillë," tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky . Johnson vlerësoi rezistencën ukrainase dhe tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë vendin. "Ajo që ndodh në Ukrainë na prek të gjithëve. Kjo është arsyeja pse unë jam sot në Kiev. Kjo është arsyeja pse Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë me miqtë tanë ukrainas," shkroi Johnson në Twitter. "Unë besoj se Ukraina mund ta fitojë këtë luftë dhe do ta fitojë",
Lajmi kryesor:
E rrethuar nga rusët, Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik! Në Kiev 'paradë' e tankeve ruse të shkatërruara
G.MO/ReportTv.al