Bota

E rrethuar nga rusët, Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik! Në Kiev 'paradë' e tankeve ruse të shkatërruara

24 Gusht 2022, 07:41| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 22:25

  • Share

Ukraina sot feston 31  vite pavarësi nga ‘kthetrat’ e regjimit totalitar të Bashkimit Sovjetik. Mes luftës, populli ukrainas përballet me sfidën 6-mujore agresion të Kremlinit për të nënshtruar vendin e tyre ‘edhe një herë’.

Dita e Pavarësisë së Ukrainës përkon me ditën kur vendi mbush gjashtë muaj nën sulmet ruse që nisën më 24 shkurt. Ndërsa festimet për ditën e pavarësisë janë anuluar për arsye sigurie, Ukraina kërcënohet nga Rusia prej të gjitha anëve, toka, ajri dhe deti.

Mbledhjet publike janë të ndaluara në kryeqytetin Kiev dhe në qytetin lindor të vijës së parë të Kharkiv-it ka hyrë në fuqi një shtetrrethim pasi kjo zonë është bombarduar për muaj të Qeveria vendosi tanke të djegura ruse dhe automjeteve të blinduara si trofe lufte në Kievin qendror në një shfaqje simbolike.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi të martën vonë për mundësinë e "provokimeve të neveritshme ruse". Të njëjtin paralajmërim bëri edhe SHBA-ja ku iu kërkoi qytetarëve amerikanë që ta lënë Ukrainën.

Ora 16:20
Boris Johnson takim me Zelenskyn në Kiev për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri britanik Boris Johnson mbërriti në Kiev me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës dhe saktësisht gjashtë muaj pas luftës. "Kjo është hera e tretë që Boris Johnson vjen në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Jo të gjitha vendet janë aq me fat sa të kenë një mik të tillë," tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky . Johnson vlerësoi rezistencën ukrainase dhe tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë vendin. "Ajo që ndodh në Ukrainë na prek të gjithëve. Kjo është arsyeja pse unë jam sot në Kiev. Kjo është arsyeja pse Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë me miqtë tanë ukrainas," shkroi Johnson në Twitter. "Unë besoj se Ukraina mund ta fitojë këtë luftë dhe do ta fitojë",

Ora 15:55
Ukraina shënon sot Ditën e Pavarësisë, SHBA-ja i njofton ndihmën e re prej afro 3 miliardë dollarësh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njoftuar për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën në vlerë prej pothuajse 3 miliardë dollarësh. Ky njoftim u bë në ditën kur Ukraina po shënon përvjetorin e 31-të të pavarësisë dhe njëherësh edhe gjashtëmujorin e pushtimit të nisur nga Rusia.

“Jam krenar të njoftoj për ndihmën tonë më të madhe të sigurisë deri më tani: pothuajse 2.98 miliardë dollarë armë dhe pajisje ushtarake do të jepen përmes Nismës për Ndihmën e Sigurisë për Ukrainën”, tha Biden përmes një deklarate.

“Kjo paketë e ndihmës do t’i mundësojë Ukrainës të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme artilerish dhe municionesh, dronë dhe radarë për t’u siguruar se mund të vazhdojë ta mbrojë veten në terma afatgjatë”, shtoi Biden.

Fondet mund të përdoren për kostot e menjëhershme të luftës, përfshirë edhe blerjen e furnizimeve dhe armëve. Kjo paketë e ndihmës është e ndarë nga Autoriteti i Tërheqjes Presidenciale, mekanizëm që i ka lejuar Bidenit të urdhërojë transferimin e armëve dhe municioneve për forcat ukrainase nga depotë ushtarake amerikane.

Të premten, Pentagoni njoftoi për paketën e re nga Autoriteti i Tërheqjes Presidenciale në vlerë prej 775 milionë dollarësh. Në këtë pako të ndihmës u përfshin disa lloje të raketave, artilerisë dhe armëve të tjera dhe municioneve.

Biden lavdëroi rezistencën e Ukrainës ndaj pushtimit rus, që nisi më 24 shkurt.

“Gjashtë muaj të sulmeve të vazhdueshme vetëm kanë forcuar krenarinë e ukrainasve për veten e tyre, për shtetin e tyre dhe për 31 vjetët e pavarësisë”, tha ai.

“Sot dhe çdo ditë ne qëndrojmë me popullin ukrainas”, shtoi presidenti amerikan.

Në 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se shteti i tij do ta luftojë Rusinë “deri në fund”./REL

Ora 15:41
Video/ Vrasja e zyrtarit pro-rus në Ukrainë, kamerat e sigurisë kapin momentin e shpërthimit të makinës

Ivan Sushko dhe vendi ku shpërtheu makina

Kryetari i emëruar nga Moska në qytetin e pushtuar të Ukrainës në Mihajllivka, Ivan Sushko ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombe brenda makinës ku ndodhej.

Përfaqësues të autoriteteve të vendosura nga Rusia në rajonin e Zaporizhjas deklaruan ditën e sotme për mediat ruse se Sushko vdiq në spital dhe se bomba ishe vendosur  qëllimisht në makinën e tij.

"Daliy Mail " ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat duket momenti i shpërthmit të makinës të cilën po drejtonte mëngjesin e ditës së sotme. Në pamjet e filmuara të makinës  pas shpërthimit, shihet se pjesa e derës së shoferit është shkatërruar plotësisht dhe copëzat janë të shpërndara nëpër rrugë.

Raportohet se Sushko ishte nisur për të marrë të bijën kur ndodhi shpërthimi. Deri më tani zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar asgjë lidhur më këtë ngjarje, por i vetmi reagim ka qenë ai i presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili ka mohuar kategorikisht se agjentët e tij kanë kryer vrasjen e Darya Dugina, 29-vjeçe, vajza e mikut të këshilltarit të Vladimri Putin.

Madje ai ka hedhur poshtë pretendimet e Shërbimit Sekret rus FSB, se shtetasja ukrianse Natalia Shaban-Vovk, 43-vjeçe, që mendoshet se ishte anëtare e inteligjencës ukrainase SBU të jetë përfshirë në vrasjen e Daryas.

 

Ora 14:57
'Ne do të luftojmë deri në fund', Zelenksy zotohet për lirinë e vendit të tij

Dita e Pavarësisë në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u zotua në Ditën e Pavarësisë së vendit se shteti i tij do t'i luftojë trupat ushtarake ruse “deri në fund”

 “Përgjatë këtyre gjashtë muajve, ne kemi ndryshuar historinë, kemi ndryshuar botën dhe kemi ndryshuar veten… ne kemi nisur të respektojmë veten. Ne e kuptojmë se pavarësisht ndihmës dhe mbështetjes, askush përveç neve nuk do të luftojë për pavarësinë tonë. Ne jemi të bashkuar”, tha Zelensky në adresimin e tij më 24 gusht.

“Nuk ka rëndësi se çfarë ushtrie kemi, e rëndësishme është toka jonë. Ne do të luftojmë për të deri në fund”, shtoi ai.

Ora 13:56
Vritet nga një shpërthim bombe në makinë i emëruari i Rusisë në qytetin e pushtuar në Ukrainë

Kryetari i emëruar nga Moska në qytetin e pushtuar të Ukrainës Mihajllivka, Ivan Sushko, është vrarë nga shpërthimi i një bombe brenda makinës ku ndodhej.

Përfaqësuesi i autoriteteve të vendosura nga Rusia në rajonin e Zaporizhjas në Ukrainë tha në platformën Telegram më 24 gusht se Sushko vdiq në spital, pasi një bombë “e vendosur qëllimisht nën ulësen e makinës së tij” që ka shpërthyer. Rusia ka emëruar zyrtarë të rinj nën komandën e saj në zonat që ka marrë nën kontroll nga nisja e luftës, ku disa prej tyre janë sulmuar.

Më 6 gusht, Vitaliy Hura, zëvendëskryetar i emëruar nga Rusia në qytetin ukrainas, Nova Kakovka, ua qëlluar për vdekje nga një sulmues i paidentifikuar teksa po dilte  nga shtëpia e tij. Një ditë më vonë, mediat ruse bënë me dije se guvernatori i emëruar nga Rusia në rajonin Herson, Volodymyr Saldo, është shtruar në spital. Në disa raportime thuhet ai mund të jetë helmuar. Më 24 qershor, një shpërthim bombe në një makinë në Herson la të vdekur udhëheqësin e emëruar nga Rusia për politika të të rinjve në Herson, Dmytro Savluchenko.

Ora 10:31
Tanke ruse të shkatërruara ekspozohen në rrugët e Kievit, trofe të një lufte në vazhdim

Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës në Kiev janë traditë paradat masive ushtarake në qendrën e qytetit. Por këtë vit, lufta së bashku me pajisjet ushtarake janë realitet.

Por, pavarësisht se nën sulmet ruse e me frikën mos situata do të përshkallëzohet, Kievi ekspozoi në mënyrë ceremoniale në rrugë si trofe lufte, tanke të ushtrisë ruse të shkatërruara ose të sekuestruara. Përtej kësaj nuk do të organizohet ndonjë festë dhe qytetarëve u është kërkuar që të kenë kujdes nga sulmet e mundshme ajrore.

Në fjalimin e tij të natës, Presidenti Zelensky paralajmëroi për "provokime të neveritshme ruse dhe sulme brutale" dhe tha se Ukraina "do t'i përgjigjet patjetër çdo lloj manifestimi të terrorit rus".

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?