Kryetari i emëruar nga Moska në qytetin e pushtuar të Ukrainës Mihajllivka, Ivan Sushko

Bota

Vritet nga një shpërthim bombe në makinë i emëruari i Rusisë në qytetin e pushtuar në Ukrainë

24 Gusht 2022, 13:56| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 13:59

  • Share

Kryetari i emëruar nga Moska në qytetin e pushtuar të Ukrainës Mihajllivka, Ivan Sushko, është vrarë nga shpërthimi i një bombe brenda makinës ku ndodhej.

Përfaqësuesi i autoriteteve të vendosura nga Rusia në rajonin e Zaporizhjas në Ukrainë tha në platformën Telegram më 24 gusht se Sushko vdiq në spital, pasi një bombë “e vendosur qëllimisht nën ulësen e makinës së tij” që ka shpërthyer. Rusia ka emëruar zyrtarë të rinj nën komandën e saj në zonat që ka marrë nën kontroll nga nisja e luftës, ku disa prej tyre janë sulmuar.

Më 6 gusht, Vitaliy Hura, zëvendëskryetar i emëruar nga Rusia në qytetin ukrainas, Nova Kakovka, ua qëlluar për vdekje nga një sulmues i paidentifikuar teksa po dilte  nga shtëpia e tij. Një ditë më vonë, mediat ruse bënë me dije se guvernatori i emëruar nga Rusia në rajonin Herson, Volodymyr Saldo, është shtruar në spital. Në disa raportime thuhet ai mund të jetë helmuar. Më 24 qershor, një shpërthim bombe në një makinë në Herson la të vdekur udhëheqësin e emëruar nga Rusia për politika të të rinjve në Herson, Dmytro Savluchenko.


Lajmi kryesor:

E rrethuar nga rusët, Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik! Në Kiev 'paradë' e tankeve ruse të shkatërruara


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?