Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës në Kiev janë traditë paradat masive ushtarake në qendrën e qytetit. Por këtë vit, lufta së bashku me pajisjet ushtarake janë realitet.
Por, pavarësisht se nën sulmet ruse e me frikën mos situata do të përshkallëzohet, Kievi ekspozoi në mënyrë ceremoniale në rrugë si trofe lufte, tanke të ushtrisë ruse të shkatërruara ose të sekuestruara. Përtej kësaj nuk do të organizohet ndonjë festë dhe qytetarëve u është kërkuar që të kenë kujdes nga sulmet e mundshme ajrore.
Në fjalimin e tij të natës, Presidenti Zelensky paralajmëroi për "provokime të neveritshme ruse dhe sulme brutale" dhe tha se Ukraina "do t'i përgjigjet patjetër çdo lloj manifestimi të terrorit rus".
Lajmi kryesor:
E rrethuar nga rusët, Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik! Në Kiev 'paradë' e tankeve ruse të shkatërruara
D.GJ/ReportTv.al