Kronikë

Borrel: Duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

10 Maj 2021, 17:27| Përditesimi: 10 Maj 2021, 17:50

  • Share

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë diskutuar sot për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për raportet me Shtetet e Bashkuara.  Shefi i politikës së jashtme së Bashkimit Evropian Joseph Borrel, pas samitit të ministrave të jashtëm të BE, theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një fokus kryesor i unionit.

“Ne duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe duam ta theksojmë edhe njëherë se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të ndarë vendet në rrugën e tyre të integrimit.  Rajoni ka një rol të veçantë në Evropë dhe për Evropën. Ka një rol strategjik për ne. Mesazhi që ministrat çuan sot, ri afirmim se e ardhmja e tyre është në BE. Ne duam të tregojmë se kemi një angazhim ne te gjithë aspekt”, tha Borrell.

Borrel deklaroi se ka nevojë për vazhdimin e procesit të anëtarësimit për Malin e Zi dhe Serbinë gjithashtu nevojën për liberalizimin sa më parë të liberalizimi i vizave për Kosovën.

Në fjalën e tij ai theksoi se është e nevojshme vazhdimi i dialogut i Kosovës me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

“ Qeveria e re na tha se nuk kishte mjaftueshëm informacione nga qeveria e mëparshme. Nuk mund të kalojmë në pushime pa mbajtur takimin e ardhshëm.”

Borrel në fjalën theksoi se është që si rrallëherë Ballkani Perëndimor zuri vend kryesor në axhendën e BE-së dhe theksoi se javën e ardhshme liderët e Ballkanit Perëndimor do të gjenden në Bruksel, aty edhe ku do të diskutohet për përspektivën e rajopnit.

Ai në anën tjetër ka theksuar edhe njëherë se ndihma e BE-së për rajonin ka qënë e jashtëzakonshme dhe se ndihmat e ofruara janë ndihma dhe jo grante për të cilat ka për të paguar më vonë.

Samiti i ministrave është fokusuar në dy çështje kryesore, situata në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet me SHBA.

Ndërkohë që më 5 Maj Këshilli Evropian i ka rekomanduar të vendeve të BE-së vazhdimin e negociatave të integrimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Ky draft është paraprak dhe për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare duhet që të gjithë vendet anaëtare  të jenë dakord.


Lajmi kryesor:

Këshilli i BE: Thelbësore që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt! Borrel: Duhet të ecim përpara! Varhelyi optimist


Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?