Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

28 Korrik, 18:19| Përditesimi: 28 Korrik, 19:05

  • Share

Sarande - 9 shtetas nga Tirana u bllokuan me mjetin lundrues në afërsi të plazhit Krorëz, teksa iu erdhi në ndihmë njësia speciale e kufirit dhe njësia policore detare. Mes personave që iu dha ndihmë ishin edhe fëmijë.

Ata janë transportuar në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore. Familjarët kishin dalë për një guidë turistike në këtë zonë, kur gomonia e tyre pësoi defekt.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kufitare dhe njësisë policore detare shkuan në ndihmë në afërsi të plazhit Krorzë, ku gjendeshin drejtuesi i gomones dhe 8 familjarët, mes të cilëve edhe fëmijë.

Të gjithë u transportuan me mjetin e njësisë speciale Delta në Portin e Sarandës. Gjithashtu dhe mjeti u transportua po nga policia në këtë port.

'Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, në afërsi të plazhit????Krorëz, dhe konstatuan mjetin lundrues tip gomone, i cili kishte pësuar defekt në motor.

Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.

Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?