Një 28-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pas 10 orëve në mes të detit. I riu ishte nisur me një motor uji nga Porto Palermo drejt Borshit.
Por për shkak të një defekti mjeti lundrues ishte fikur në mes të detit. Për pasojë, rrymat detare e kishin zhvendosur atë në drejtim të ishullit të Korfuzit. Operacioni për kërkimin dhe shpëtimin e tij nuk zgjati pak, por 10 orë.
Ai ishte nisur rreth orës 20:00, ndërsa policia mundi ta gjente vetëm në orën 06:20 të ditës së sotme në det të hapur. 28-vjeçari kishte shkuar 2.5 milje në thellësi të detit. Aktualisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Po mirë o shoku, ku shkon 2.5 milje me një skuter? Sa karburant kishe? Çfarë llogarish bëre? Pirdh o Lame pirdh!
PërgjigjuLexo o shqiptar lexo, fute elektrotrurin ne pune, perpunoje njehere pastaj rrasi komentin. Nga momenti qe ishte prishur tremoqithka, ererat dhe deti e kishte spostuar 2.5 milje ne thellesi te detit, dmth e kishte afruar drejt korfuzit. Sa per karburantin pastaj, spo bej profesorin por keto motora uji e kane me ore pune dhe kane autonomi plot sa te duash. Ik tani futi i sufllaqe e lexo njehere pastaj rrasi kometin.