Arratisë së bosit të kriptomonedhës turke, Faruk Fatih Özer duket se po i vjen fundi, kjo pasi Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu, ka deklaruar sei policia ka bërë të mundur neutralizimin e zonës ku ndodhet biznesmeni. .
“E dimë që është në Shqipëri. Megjithatë po mbajmë në kontakt edhe vendet e tjera. E dimë se ku është dhe do shkojmë aty. Është çështje kohe,” deklaroi kështu ministri i brendshëm turk.
Mediat turke bëjnë me dije se ministri është shprehur se ka pasur zhvillime të rëndësishme dhe se vendndodhja e themeluesit të “Thodex” nuk ishte më sekret për Turqinë, rrethi për kapjen e tij po ngushtohet dita-ditës.
27-vjeçari Özer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar, ndërkohë që me vete ka një hard disk me vlerën e 108 milion dollarëve.
Në kuadër të informacioneve të dhëna deri tani biznesmeni turk ka arritur në Rinas më 20 prill të këtij viti, ndërkohë që kanë dalë dhe pamje filmike nga momenti kur ai është akomoduar në një prej hoteleve të kryeqytetit në shoqërinë e një shqiptari I cili ka deklaruar se nuk e dinte se ai ishte në arrati.
Mediat turke bëjnë të ditur se biznesmeni turk po fshihet në Shqipëri nga mafia, duke e bërë më të vështirë edhe identifikimin e vendndodhjes së tij. Ata deklarojnë se ai po mbrohet në këmbim të ryshfetit
Në Turqi, fillimisht janë lëshuar mandate arresti për 82 persona nga Kryeprokuroria Publike e Anadollit dhe 6 janë të dyshuar, duke përfshirë vëllain pronarit të arratisur Güven Özer dhe motrën Serap Özer. Ditën e djeshme u arrestua edhe Kunata e bosit turk të kriptomonedhës Zuhal Özer, por që pas deklaratës së saj ajo u la sërish e lirë.