Luka Modric në stadiumin e Torshavn

Sport

Botërori 2026/ Franca fiton kundër Ukrainës, Kroacia 'kursehet' në Ishujt Faroe! Tri pikë për Italinë, Zvicrën dhe Greqinë! Zhgënjen Kosova

6 Shtator, 09:05| Përditesimi: 6 Shtator, 09:13

  • Share

Skuadrat kombëtare në Evropë janë në garë të ethshme për të grumbulluar sa më shumë pikë, në mënyrë që të sigurojnë një vend në finalet e Botërorit 2026 që do zhvillohet verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Mbrëmjen e të premtes u zhvilluan dhjetë takime, ku skuadrat pretendente siguruan tri pikë.

Në Basel, Zvicra fitoi pa shumë vështirësi 4-0 kundër Kosovës. Tanët nuk patën forcë për të përballuar ekipin e Murat Yakin. Helvetët iu falën dopietës së Embolo dhe golave të Akanji dhe Widmer.

Në Bergamo, Italia fitoi 5-0 kundër Estonisë në debutimin e Gennaro Gattusos në stolin e kaltër. Pesë golat u shënuan në pjesën e dytë me autorë Retegui (2x), Kean, Raspadori dhe Bastoni. Italia kthehet në garë për vendin e dytë në Grupin I.

Në fushën neutrale të Wroclaw, 'vendasit' e Ukrainës u mposhtën 0-2 nga Franca. 'Gjelat' shënuan me Olise dhe Kylian Mbappe.

Në Torshavn, Ishujt Faroe u treguan një 'kockë e fortë' duke u mposhtur vetëm 0-1 nga Kroacia. Me Modric dhe Co në fushë, kroatët iu falën golit të Adrej Kramaric në minutën e 31.

Në përballjet e tjera, Greqia fitoi 5-1 kundër Bjellorusisë, Izraeli mposhti Moldavinë, Çekia fitoi në Malin e Zi, ndërsa Suedia barazoi 2-2 në Slloveni. Barazim, por pa gola dueli Danimarkë - Skoci.

Kupa e Botës 2026 - kualifikueset, 05 shtator 2025

Grupi B

Slloveni 2-2 Suedi

Zvicër 4-0 Kosovë

Grupi C

Danimarkë 0-0 Skoci

Greqi 5-1 Bjellorusi

Grupi D

Islandë 5-0 Azerbajxhan

Ukrainë 0-2 Francë

Grupi I

Itali 5-0 Estoni

Moldavi 0-4 Izrael

Grupi L

Ishujt Faroe 0-1 Kroaci

Mali i Zi 0-2 Çeki

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?