Kombëtarja e Italisë

Sport

Botërori 2026/ Italia triumfon 1-3 në Estoni, Spanja fiton me dy gola! Norvegjia me Haaland 'presin biletën', Ronaldo gabon 11 metërshin

12 Tetor, 15:20| Përditesimi: 12 Tetor, 15:23

  • Share

Të shtunën u luajtën tetë ndeshjet e radhës për fazën kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në zonën UEFA, në katër grupe. Shqipëria fitoi me Serbinë në Leskovac, ndërsa Italia mposhti 1-3 Estoninë. Tri pikë edhe për Spanjën dhe Portugalinë, ndërsa Norvegjia është shumë pranë kalimit në fazën finale.

Në Oslo, Norvegjia fitoi 5-0 kundër Izraelit duke marrë triumfin e gjashtë në po kaq ndeshje. Pasi humbi të njëjtën penallti dy herë, Erling Haaland lëshoi ​​një 'uragan' kundër Izraelit, duke shënuar tre gola në një ndeshje që ekipi i tij kombëtar e dominoi nga fillimi deri në fund. Norvegjia kështu ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe konsolidoi vendin e saj të parë në Grupin I, duke lënë pas Italinë.

Në Talin, Italia fitoi 1-3 kundër vendasve të Estonisë. Kean, Retegui dhe Esposito shënuan për Italinë. Djemtë e Gattusos me 12 pikë mbajnë vendin e dytë, gjashtë më pak se Norvegjia (ka luajtur një ndeshje më shumë).

Në Grupin F, Portugalia fitoi 1-0 kundër Irlandës falë golit të Ruben Neves në minutën e fundit të ndeshjes. Në këtë duel Cristiano Ronaldo humbi 11 metërshin. Me nëntë pikë Portugalia ngjitet në vendin e parë.

Për Grupin E, Spanja fitoi 2-0 kundër Gjeorgjisë me golat e Pino dhe Oyarzabal. Me nëntë pikë djemtë e de La Fuentes mbeten në krye. Pas tyre me gjashtë pikë vjen Turqia që fitoi 1-6 në Sofie kundër Bullgarisë.

Kupa e Botës, faza kualifikuese - E shtunë, 11 tetor 2025

Grupi E

Bullgari 1-6 Turqi

Spanjë 2-0 Gjeorgji

Grupi F

Hungari 2-0 Armeni

Portugali 1-0 Irlandë

Grupi I

Norvegji 5-0 Izrael

Estoni 1-3 Itali

Grupi K

Letoni 2-2 Andorra

Serbi 0-1 Shqipëri

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?