Të shtunën u luajtën tetë ndeshjet e radhës për fazën kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në zonën UEFA, në katër grupe. Shqipëria fitoi me Serbinë në Leskovac, ndërsa Italia mposhti 1-3 Estoninë. Tri pikë edhe për Spanjën dhe Portugalinë, ndërsa Norvegjia është shumë pranë kalimit në fazën finale.
Në Oslo, Norvegjia fitoi 5-0 kundër Izraelit duke marrë triumfin e gjashtë në po kaq ndeshje. Pasi humbi të njëjtën penallti dy herë, Erling Haaland lëshoi një 'uragan' kundër Izraelit, duke shënuar tre gola në një ndeshje që ekipi i tij kombëtar e dominoi nga fillimi deri në fund. Norvegjia kështu ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe konsolidoi vendin e saj të parë në Grupin I, duke lënë pas Italinë.
Në Talin, Italia fitoi 1-3 kundër vendasve të Estonisë. Kean, Retegui dhe Esposito shënuan për Italinë. Djemtë e Gattusos me 12 pikë mbajnë vendin e dytë, gjashtë më pak se Norvegjia (ka luajtur një ndeshje më shumë).
Në Grupin F, Portugalia fitoi 1-0 kundër Irlandës falë golit të Ruben Neves në minutën e fundit të ndeshjes. Në këtë duel Cristiano Ronaldo humbi 11 metërshin. Me nëntë pikë Portugalia ngjitet në vendin e parë.
Për Grupin E, Spanja fitoi 2-0 kundër Gjeorgjisë me golat e Pino dhe Oyarzabal. Me nëntë pikë djemtë e de La Fuentes mbeten në krye. Pas tyre me gjashtë pikë vjen Turqia që fitoi 1-6 në Sofie kundër Bullgarisë.
Kupa e Botës, faza kualifikuese - E shtunë, 11 tetor 2025
Grupi E
Bullgari 1-6 Turqi
Spanjë 2-0 Gjeorgji
Grupi F
Hungari 2-0 Armeni
Portugali 1-0 Irlandë
Grupi I
Norvegji 5-0 Izrael
Estoni 1-3 Itali
Grupi K
Letoni 2-2 Andorra
Serbi 0-1 Shqipëri
Komente
