E ftuar speciale në emisionin Botërori +, në Report Tv ishte gazetarja Zhaklina Gjolla e cila zbuloi dhe skuadrën për të cilën ajo bën tifo në këtë Botëror. Ajo është shprehet se do i pëlqente që këtë Kupë ta fitonte Anglia.
Do më pëlqente që Kupën ta fitonte Anglia. Unë jam tifoze e Anglisë, skuadrat angleze dhurojnë shumë. Por më pëlqen edhe Franca dhe lojtari Mbappe. Kam besim se në ndeshjen me Uruguain triumfon Franca edhe pse Uruguai është skuadër e fortë. Duhet patur kujdes nga Suarez sepse në një moment kur se pret ai shënon.
Zhaklina Gjolla
Të ftuarit e përhershëm të Botërori +, Karriqi dhe Mikela, kanë dhënë parashikimin e tyre se cila do të jetë skuadra që do të triumfojë në ndeshjen Francë-Uruguai. Si profesor Albert Karriqi dhe Mikela mendojnë që Franca do të triumfojë megjithëse Uruguai është një skuadër e fortë.
Karriqi: Një ndeshje në të cilën unë mendoj se do ja dalë Franca. Mungesë e madhe për Uruguain është Cavani. Uruguai është një Itali.
Mikela Kakeli: Unë mendoj që në ndeshjen Francë- Uruguai, Franca do ia dalë edhe pse Uruguai është një ekip si Italia që mungon në këtë Botëror. Është një ekip i frikshëm dhe i sigurt.