Foto ilustruese
Është botuar në Fletoren Zyrtare indeksimi i pensioneve për vitin 2025 me 2.5% dhe nis zbatimin nga 1 tetori.
Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në 1,140,000,000 lekë (një miliard e njëqind e dyzet milionë lekë), të cilat do të mbulohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së.
Ndërsa në buxhet ishin parashikuar 1.6 miliardë lekë, shkalla më e ulët e indeksimit bën që shpenzimet të jenë më të ulëta se pritshmëritë, duke lënë një pjesë të kursyer.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plote)
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Pensionet do të indeksohen me 2.5%, vendimi zbatohet nga 1 tetori! Pensionet urbane rriten me 490 lekë mesatarisht, ruralet +296 lekë
K.M/I.M/ReportTv.al
