Pensionet do të indeksohen me vetëm 2.5% në muajin tetor. Kaq ka rezultuar Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, i përllogaritur nga Instituti i Statistikave. Vendimi është miratuar nga qeveria pas dhënies ‘Ok’ nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.
Sipas vendimit, pensionet urbane të pleqërisë shtohen me afro 490 lekë në muaj, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2024-ës ishte 19,609 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 296 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,878 lekë, dhe me këtë indeksim shkon në 12,174 lekë.
Kjo nuk konsiderohet rritje pensionesh, por vetëm kompensim për çmimet e rritura gjatë periudhës 2024-2025. Indeksimi këtë vit është më i ulët se vjet që ishte 4.1%, dhe shkak për këtë është rënia e inflacionit në raport me periudhën 2023-2024.
Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 630 mijë janë pleqërie urbane dhe 91 mijë janë rurale. Në buxhetin e shtetit për këtë indeksim janë parashikuar 1.6 miliardë lekë, që do të alokohen në buxhetin e ISSH-së, menjëherë pasi të nisë zbatimi i indeksimit të pensioneve nga muaji i ardhshëm.
Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1 140 000 000 (një miliard e njëqind e dyzet milionë) lekë, të cilat do të përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Prej vitesh qeveria ka paralajmëruar se do të ketë një rishikim të skemës së pensioneve me qëllim që të rriten pensionet më të ulta, dhe të ketë një zgjidhje për deficitin që ekziston në skemë, që ka ardhur për shkak të numrit të ulët të kontribuuesve në raport me përfituesit. Në fund të vitit 2024, sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve, numri i kontribuuesve ishte 843 mijë, praktikisht për të shlyer 100 pensione sot kontribuojnë 118 punonjës.
Foto ilustruese
Është botuar në Fletoren Zyrtare indeksimi i pensioneve për vitin 2025 me 2.5% dhe nis zbatimin nga 1 tetori.
Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në 1,140,000,000 lekë (një miliard e njëqind e dyzet milionë lekë), të cilat do të mbulohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së.
Ndërsa në buxhet ishin parashikuar 1.6 miliardë lekë, shkalla më e ulët e indeksimit bën që shpenzimet të jenë më të ulëta se pritshmëritë, duke lënë një pjesë të kursyer.
Komente

Sukses i madh. E di cfare blen me ate rritjen prindi im? Nje buke,2 domate and 100 grame djathe. Nderkohe Belinda Balluku shton dozat e botoksit dhe fillerit e shpenzon 10.000 euro per larje makine.
Përgjigju