Braçe: Bujqësia në vend nuk ka vëmendje, situata gjeopolitike duhet të na shtyjë drejt prodhimit vendas! Të luftohet abuzimi me çmimet

16 Mars 2022, 17:31| Përditesimi: 16 Mars 2022, 18:36

  • Share

Deputeti Erion Braçe tha se bujqësia në këtë vend ende nuk ka zë dhe vëmendje, ndërsa shtoi se situata gjepolitike në rajon duhet të na shtynte drejt prodhimit vendas. Braçe tha se do të zhvillojë një interpelancë me ministren e Bujqësisë në Kuvend, ku ndër të tjera tha se duhen burime shtesë për vaditje.

'Bujqësia në këtë vend ende nuk ka zë, nuk ka vëmendje, ndërkohë që duhet të ishte krejtësisht e  kundërta. Kjo situatë na solli në vëmendje se sa të varur jemi nga tregtia dhe duhet të kishim kthyer vëmendjen nga bujqësia në vend. Bujqësia kombëtare e mbajti vendin gjatë pandemisë. Situata e përdorimit të ushqimit si gjeopolitikë nga Rusia apo Serbia duhet të na shtynte drejt prodhimit vendas. Kam një interpelancë nesër, një për burimet natyrore dhe ujin për vaditje, dhe e dyta për çështjen e masave mbështetëse buxhetore të cilat për mua janë të kufizuara. Ne na duhet çdo gram prodhim i çdo fermeri. Çdo gram që na del nga çdo dynym tokë e punuar.  Me ujin kemi një problematike shumë të madhe, kjo pasi ciklet e prodhimit kanë ndryshuar edhe ciklet e vaditjes kanë ndryshuar. Na duhen burime shtesë ujore për vaditje.'- tha Braçe.

Braçe, tha se krijimi i bordit Kombëtar të Administrimit të Hidrokarbureve si dhe Task-Forca për kontrollin e çmimeve të ushqimeve të shportës, është i vonuar. Braçe shtoi se të dy bordet duhet të mendojnë se si zgjidhin një herë e përgjithmonë çështjen e abuzimit me çmimet.

'Përderisa kohë njerëzit po paguajnë  dhe për luftën mbi ekonomi dhe po paguajnë shtrenjtë edhe koston e abuzimit, padiskutim që gjithçka është e vonuar, por është një gjë që duhet bërë. Me këtë bordin e naftës dhe derivateve të saj dhe mallrave ushqimore, duhet të mendohet përtej situatës aktuale të çmimeve. Të dy bordet duhet të mendojnë se si zgjidhin një herë e përgjithmonë çështjen e abuzimit me çmimet. Abuzimet kanë qenë aty prezentë. Është momenti të zgjidhim një herë e përgjithmonë problematikat që ne kemi.'- u shpreh deputeti i PS-së.


Lajmi kryesor:

Braçe: Paketa anti-krizë e drejtë, por të luftohet abuzimi me çmimet! Kundër uljes së taksave! Protestat, nga opozita, por ka edhe elementë qytetarie! Duka në krye të FSHF, paligjshmëri e qartë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?