Braçe: Paketa anti-krizë e drejtë, por të luftohet abuzimi me çmimet! Kundër uljes së taksave! Protestat, nga opozita, por ka edhe elementë qytetarie! Duka në krye të FSHF, paligjshmëri e qartë

16 Mars 2022, 17:09| Përditesimi: 16 Mars 2022, 23:01

  • Share

TIRANË- Ish zv.kryeministri Erion Braçe e ka cilësuar Paketën e Rezistencës Sociale të qeverisë për pasojat e luftës si të drejtë, por ka vënë theksin se kjo do të ishte e pamjaftueshme nëse nuk do të shkonte paralelisht me luftën e abuzimit të çmimeve. Në emisionin 'Studio Live' në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Braçe pranoi që rritja e çmimeve përgjatë kësaj kohe ka ardhur jo vetëm si pasojë e luftës, por edhe abuzimeve, prandaj thotë duhet kontrolluar marzhi i fitimit të kompanive.

"Të gjitha pikat e Paketës së Rezistencës Sociale të drejta dhe qeveria ta mbajë deri në fund, jam kundër uljes së tatimeve dhe taksave. Të gjitha pikat të drejta, por duhet të kombinohet me luftën kundër abuzimeve në treg, se nëse çmimet rriten, edhe masa e efektivitet e parave që jepet për këto shtresa në nevojë bëhet e vështirë, duhet luftë kundër abuzimit të çmimeve", tha Braçe.

Për protestën e zhvilluar kundër rritjes së çmimeve, Braçe tha se duket qartë që janë organizuar nga opozita, nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, ndonëse nuk i përmendi me emër, po i etiketoi si 'njerëz që luftojnë për interesa personale', megjithatë pranoi se ka elementë qytetarie.

"Në protestë ka kërkesa politike, heqja e taksës, ndryshimi janë politike, nuk mund të bëhet në rrugë, ndryshimi i buxhetit nuk bëhet në rrugë, ato që dalin si organizator të protestës, le të dalin publikisht, të formojnë një organizatë politike dhe të mos fshehin dy partitë kryesore që janë të interesuara për pushtetin dhe jo për njerëzit.  Ka elementë të protestës qytetare, ato që udhëheqin kanë interesa politike, që fshehin partitë politike", tha ndër të tjera ish zv.kryeministri.

Ndërkohë, rritja e çmimeve të karburanteve në bllok nga të gjitha kompanive, për Braçen, ishte një tregues i qartë se ky treg nuk ka transparencë e as konkurrencë, teksa fajtor bën edhe institucionet që nuk kanë vepruar si duhet. Kritika të ashpra ka pasur edhe për Autoritetin e Konkurrencës dhe kreun e saj, Denar Biba, me këtë të fundit që e ka etiketuar si "një djalë që nuk merr vesh nga këto punë".

"Ka çaluar funksionimi i lirë dhe në konkurrencë i tregjeve. Ky treg është simbol i mungesës ë transparencës dhe i konkurrencës. (..) Autoriteti i Konkurrencës është në një proces zhvillimi, ky djali që nuk merr vesh nga ky punë, ka zbuluar se në 30 vite Autoriteti i Konkurrencës ka luajtur një rol që nuk i takon dhe ky do t'i jap një zhvillim të ligjit, është në një proces krijmtarie, nuk kanë nisur hetime", tha ish zv.kryeministri në 'Studio Live'.

Braçe, si një njeri kritik i qeverisë edhe kësaj here, nuk i ka kursyer, ku tha se nuk e ka vëmendjen te sportin, e ndërsa zgjedhjen e Armand Dukës në mandatin e 6-të në krye të FSHF-së, e cilësoi si një paligjshmëri të qartë. Në fund, edhe pse jo shumë gjatë, u ndal edhe te zgjedhjet e 6 marsit, ku PS-ja mori 5 Bashki nga 6, përveç Shkodrës ku fitoi Bardh Spahia, kandidati i Berishës dhe Metës. Për këtë, tha se i vjen keq për shkodranët, që në 30 vite janë të keqpërdorur politikisht.

Për lajmet në web punuan gazetaret Marseda Qefalia dhe Brunilda Kazani

Intervista e plotë e Erion Braçes

Ora 18:00
Fitoi në Shkodër, Braçe për Bardh Spahinë: Nuk ka bërë një ditë punë në një institucion, më vjen keq për atë qytet

 

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar i ftuar në ‘Studio Live’ edhe zgjedhjet e 6 marsit. Duke u ndalur tek bashkia e Shkodrës, ku fitues u zgjodh Bardh Spahia, Braçe tha se i vjen keq për atë qytet, ndërsa u shpreh se kryetari i zgjedhur nuk ka asnjë ditë punë në ndonjë institucion.

‘Në Shkodër nuk prisja ndonjë rezultat që të më habiste. Me ata njerëz është abuzuar pafund. Janë parë ata njerëz deri në fyt në ujë në 2010 dhe përsëri thërrisnin PD dhe Sali Berisha. Ndihesh i keqardhur që zgjedhin përsëri të votojnë atë. Kanë zgjedhur një kryetar bashkie që nuk ka as ekspertizën për të drejtuar bashkinë e Shkodrës. Mund të jetë i mirë në profesionin e vet, por nuk ka një ditë punë administrative, që të ketë drejtuar një institucion të këtyre përmasave sa ç’është bashkia e Shkodrës. Më vjen keq për Shkodrën sepse zotëria nuk do të jetë për të bërë punë në harkun e këtij viti, por për të vijuar konfliktin me qeverinë qendrore. Për pjesën tjetër të Shqipërisë, jam i kënaqur që në Lushnje pjesëmarrja në votim nuk ka qenë ajo që thotë Basha.’- tha Braçe.

Ora 17:55
Braçe në Report Tv: Tregu i plehrave kimike, kartel kriminal! Qeveria t'ua blejë mallin dhe t'ua shpërndajë bujqve

 

Ish, zv.kryeministri Erion Braçe, në një intervistë në Report Tv, është shprehur se tregu i plehrave kimike është shndërruar në një kartel kriminal, që po ndikon negativisht te bujqit, e për këtë tha se e ka zgjidhjen. Në 'Studio Live' me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Braçe tha se qeveria duhet t'u blejë plehrat kimike këtyre kompanive që kontrollojnë tregun dhe t'ua shpërndajë bujqve. Ai tha se në kushtet ku jetojmë, çdo gramë grurë është jetik për vendin dhe çështje e sigurisë kombëtare.

Tregun e DAP e kontrollojnë 3 kompani, tregun e urës 3 kompani, plehrat kimike 2 kompani të tjera, pra ky treg është jo vetëm i kapur, por edhe i mbyllur, oligopol dhe kur shkon nga shumica poshtë ka trajtën e një karteli që kushtëzon edhe çmimet e pakicës. Para 2 vitesh kemi prodhuar 640 mijë ton drithëra, dhe kemi prodhuar grurë në Myzeqe që nuk krahasohet me grurin që vijnë nga Serbia, është cenuar rëndë imazhi i produkteve tona, për nevoja ordinere të grumbulluesve tanë që duan të fitojnë më shumë nga produktet e bujkut, kemi prodhuar grurin, e kemi në parcela, por ka nevojë për ndihmë, qeveria do ishte e mirëpritur që sasinë e plehrave kimike që kanë t'ia blinte dhe t'ia jepte bujqve, cdo gram grurë është jetik për vendit, çështje e sigurisë kombëtare, do vijë mistri pastaj", tha Braçe.

Ai ka pasur edhe akuza për Autoritetin e Konkurrencës dhe drejtuesin e saj, Denad Biba, të cilin e quan "një djalë që nuk merr vesh nga këto punë".

"Autoriteti i Konkurrencës është në një proces zhvillimi, ky djali që nuk merr vesh nga ky punë, ka zbuluar se në 30 vite Autoriteti i Konkurrencës ka luajtur një rol që nuk i takon dhe ky do t'i jap një zhvillim të ligjit, është në një proces krijmtarie, nuk kanë nisur hetime, por po monitorojnë tregun, as për karburante, as të plehrave krimi,e e ndaluar është dhe i kam kërkuar rol ministrisë së Bujqësisë, Agjencisë ligjzbatuese që të bëjnë kontrollin e magazinës, çmimin që janë blerë dhe i shesin, fitojnë deri në 40 lekë", tha Braçe.

Ora 17:42
Braçe: Paketa anti-krizë e drejtë, por të kombinohet me luftën kundër abuzimit me çmimet

 

Deputeti socialist, Erion Braçe e ka cilësuar paketën e Rezistencës Sociale si të drejtë, por theksoi ajo duhet të kombinohet edhe me luftën kundër abuzimit të çmimeve, teksa theksoi se është kundër uljes së tatimeve dhe taksave dhe për këtë solli edhe argumente.

"Të gjitha të drejta dhe qeveria ta mbajë deti në fund, jam kundër uljes së tatimeve dhe taksave. Të drejta por duhet të kombinohet me abuzimet në treg, se nëse çmimet rriten, edhe masa e efektivitet e parave që jepet për këto shtresa bëhet e vështirë, luftë kundër abuzimit. Nuk kemi një akcizë me % në raport më çmimin në faturë, kemi një akcizë fikse, që pavarësisht që sa është çmimi, ajo mbetet aq, kjo akcizë mbron çmimin nga mbivendosja e taksave që po të ishte me % do ishte më ë madhe, taksa e qarkullimit është fikse.  Hiqe nga nafta por do e paguash te DPRRTSH, te nafta është më e drejtë, kush qarkullon më shumë do paguajë edhe më shumë, kush lëvizë më pak, paguan më pak, në treg ka operator abuziv dhe një pjesë e çmimit është abuzim i drejtpërdrejtë i këtyre operatorëve, përgjegjësia sociale për çmimet e drejta e ka qeveria, nuk mund ta transferojë te tregtari", tha Braçe.

Ora 17:31
Braçe: Bujqësia në vend nuk ka vëmendje, situata gjeopolitike duhet të na shtyjë drejt prodhimit vendas! Të luftohet abuzimi me çmimet

Deputeti Erion Braçe tha se bujqësia në këtë vend ende nuk ka zë dhe vëmendje, ndërsa shtoi se situata gjepolitike në rajon duhet të na shtynte drejt prodhimit vendas. Braçe tha se do të zhvillojë një interpelancë me ministren e Bujqësisë në Kuvend, ku ndër të tjera tha se duhen burime shtesë për vaditje.

'Bujqësia në këtë vend ende nuk ka zë, nuk ka vëmendje, ndërkohë që duhet të ishte krejtësisht e  kundërta. Kjo situatë na solli në vëmendje se sa të varur jemi nga tregtia dhe duhet të kishim kthyer vëmendjen nga bujqësia në vend. Bujqësia kombëtare e mbajti vendin gjatë pandemisë. Situata e përdorimit të ushqimit si gjeopolitikë nga Rusia apo Serbia duhet të na shtynte drejt prodhimit vendas. Kam një interpelancë nesër, një për burimet natyrore dhe ujin për vaditje, dhe e dyta për çështjen e masave mbështetëse buxhetore të cilat për mua janë të kufizuara. Ne na duhet çdo gram prodhim i çdo fermeri. Çdo gram që na del nga çdo dynym tokë e punuar.  Me ujin kemi një problematike shumë të madhe, kjo pasi ciklet e prodhimit kanë ndryshuar edhe ciklet e vaditjes kanë ndryshuar. Na duhen burime shtesë ujore për vaditje.'- tha Braçe.

Braçe, tha se krijimi i bordit Kombëtar të Administrimit të Hidrokarbureve si dhe Task-Forca për kontrollin e çmimeve të ushqimeve të shportës, është i vonuar. Braçe shtoi se të dy bordet duhet të mendojnë se si zgjidhin një herë e përgjithmonë çështjen e abuzimit me çmimet.

'Përderisa kohë njerëzit po paguajnë  dhe për luftën mbi ekonomi dhe po paguajnë shtrenjtë edhe koston e abuzimit, padiskutim që gjithçka është e vonuar, por është një gjë që duhet bërë. Me këtë bordin e naftës dhe derivateve të saj dhe mallrave ushqimore, duhet të mendohet përtej situatës aktuale të çmimeve. Të dy bordet duhet të mendojnë se si zgjidhin një herë e përgjithmonë çështjen e abuzimit me çmimet. Abuzimet kanë qenë aty prezentë. Është momenti të zgjidhim një herë e përgjithmonë problematikat që ne kemi.'- u shpreh deputeti i PS-së.

Ora 17:23
Rritja e çmimeve të hidrokarbureve/ Braçe: Tregoi se tregu s'ka transparencë e konkurrencë! Institucionet s'kanë bërë detyrën

 

Deputeti Socialist Erion Braçe ka komentuar tregun e hidrokarbureve, ku sipas tij ngritja e çmimit brenda pak orëve në unison me njëra-tjetrën e të gjitha kompanive, është tregues i qartë se tregu nuk ka transparencë dhe konkurrencë. Në këtë rast, Braçe tha se institucionet nuk e kanë kryer detyrën që të nisin hetimet.

"Ka çaluar funksionimi i lirë dhe në konkurrencë i tregjeve. simbol i mungesës ë transparencës dhe i konkurrencës.  Tregu i karburanteve përbëhet nga 2 tipologji të ndryshme, një të kompanive të mëdha dhe ato të pikave të bardha që kanë emra të ndryshëm që janë jashtë ndikimi të drejtpërdrejtë të shitjeve me shumicë, por që për shkak të normave të fitimit, apo të shpenzimeve operacionale, kanë pasur çmim më të lirë se kompanitë e brenduara, atë ditë kanë qenë të gjithë në një nivel, duhet të ishin bërë pjesë e hetimit, të Tatimeve edhe nga Autoriteti i Konkurrencës . Pra në këtë aspekt institucionet nuk e kanë bërë detyrën, ka një abuzim të madh me marzhin e fitimit. Bursat kanë krijuar një mundësi më të madhe për të reflektuar uljen e çmimit të karburanteve, do ishte mirë që Bordi të analizonte me detaje edhe çmimin e gazit", tha Braçe në 'Studio Live', me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj.

Ora 17:18
Braçe në Report Tv: Protesta e opozitës, por ka elemente qytetare! Rritja e çmimeve edhe si pasojë e abuzimeve të kompanive, jo vetëm luftës

 

Deputeti socialist, Erion Braçe e ka cilësuar protestën kundër rritjes së çmimeve, si e organizuar nga Seli Berisha dhe Ilir Meta, ndonëse nuk i përmendi ekzaktësisht me emër, por shtoi se ka elementë qytetare. Megjithatë, ai tha në treg ka raste të abuzimit me çmime që tek ne ka qenë e përhershme.

"Rritja e çmimeve është ekonomike, bashkë me abuzime, por edhe nga kriza në ekonomi nga lufta në Ukrainë, ka edhe një dozë abuzimi që në tregjet shqiptare është thuajse permanente, e përhershme, në çdo çmim ka masën e abuzimit, të operatorëve, të operatorëve, mungesës së kontrollove, në proteste ka kërkesa politike, heqja e taksës, ndryshimi janë politike, nuk mund të bëhet në rrugë, ndryshimi i buxhetit nuk bëhet në rrugë, ato që dalin si organizator të protestës, dhe jo ato që më tepër u flet padija se dija, le të dalin publikisht, të formojnë një organizatë politike dhe të mos fshehin dy partitë kryesore që janë të interesuara për pushtetin dhe jo për njerëzit.  Ka element të protestës qytetare, ato që udhëheqin kanë interesa politike, që fshehin partitë politike", tha Braçe në Report Tv në emisionin 'Studio Live'.

Ora 17:15
Braçe në 'Studio Live': Duka në krye të FSHF në mandatin e 6-të, paligjshmëri e qartë

 

Deputeti socialist, Erion Braçe ironizoi zgjedhjen e Armand Dukës në krye të FSHF-së, ku tha se ky nuk është hall i madh për shqiptarët, ‘hall’ shtoi Braçe, është rritja e çmimit të vezëve në treg.

‘Ky është hall i madh, fiks pas kësaj të pulave, çmimi i vezës ka arritur në 25 lekë të reja. Kështu që mandati i 6 paska pasur kosto në pjesën tjetër të biznesit. Nuk kam asnjë lloj komenti, më vjen keq që një tufë burrash që kanë investuar për Futbollin në Shqipëri u bënë vartës të Armando Dukës. Paligjshmëria është shumë e qartë, zotëria do të fillojë që të ketë marrëdhënie me gjykatën dhe prokurorinë. Është histori banale! Qeveria nuk ka asnjë lloj interesi për sportin, kjo dhemb. Ai lloj futbolli që ka ndërtuar ky zotëria në Shqipëri, vazhdimisht do të humbin para.’- tha Braçe.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • guri: 16/03/2022 21:14

    Shum mire Brace bravo.

    Përgjigju
  • Vsje: 16/03/2022 19:16

    Brace, ti duhet te jesh KM. Futja Rames.

    Përgjigju
  • Kasketa: 16/03/2022 19:09

    E kupton i madh e i vogel nga Vermoshi ne Konispol sapo nderhyni qeveria fillun me u rregullu disi gjanat,privati ose te babziturit tregtaret Shqipar mahen ose bllokohen vetem nga ju,dhe jo nga populli thjeshte.Buken 2 muj kishin qe na e kishin rrit cmimin shfrytezun rastin dhe na e rriten prep keto dit,ata nuk e ulin ma cmimin e bukes sa te jet jeta.Politikanve kundershtar banju cfar te dush por rrespekto ose nigjoj hallet popullit te thjesht se ka shum vler per cdo qeveri.

    Përgjigju
  • BENI: 16/03/2022 18:48

    BRAVO BRACE,,,,,JA NJE NJERI NGA PDS QE THOTE TE VERTETEN,,,,,PRA PER PLEHRAT KIMIKE SHITEN MGA GRUPE KRIMINALE....QEVERIA TE BLEJE DHE TE SHESE PLEHRAT ORGANIKE,,,BILES EDHE TI PRODHOJE....

    Përgjigju
  • Ela: 16/03/2022 17:38

    Brace je me i miri, zeri kritik me i forte e me realist brenda PS e qe nuk trembesh por lufton fort kunder padrejtesive. Me shume politikane si ty i duhen Shqiperise!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?