Deputeti Socialist Erion Braçe ka komentuar tregun e hidrokarbureve, ku sipas tij ngritja e çmimit brenda pak orëve në unison me njëra-tjetrën e të gjitha kompanive, është tregues i qartë se tregu nuk ka transparencë dhe konkurrencë. Në këtë rast, Braçe tha se institucionet nuk e kanë kryer detyrën që të nisin hetimet.
"Ka çaluar funksionimi i lirë dhe në konkurrencë i tregjeve. simbol i mungesës ë transparencës dhe i konkurrencës. Tregu i karburanteve përbëhet nga 2 tipologji të ndryshme, një të kompanive të mëdha dhe ato të pikave të bardha që kanë emra të ndryshëm që janë jashtë ndikimi të drejtpërdrejtë të shitjeve me shumicë, por që për shkak të normave të fitimit, apo të shpenzimeve operacionale, kanë pasur çmim më të lirë se kompanitë e brenduara, atë ditë kanë qenë të gjithë në një nivel, duhet të ishin bërë pjesë e hetimit, të Tatimeve edhe nga Autoriteti i Konkurrencës . Pra në këtë aspekt institucionet nuk e kanë bërë detyrën, ka një abuzim të madh me marzhin e fitimit. Bursat kanë krijuar një mundësi më të madhe për të reflektuar uljen e çmimit të karburanteve, do ishte mirë që Bordi të analizonte me detaje edhe çmimin e gazit", tha Braçe në 'Studio Live', me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj.
Lajmi kryesor:
Braçe: Paketa anti-krizë e drejtë, por të luftohet abuzimi me çmimet! Kundër uljes së taksave! Protestat, nga opozita, por ka edhe elementë qytetarie! Duka në krye të FSHF, paligjshmëri e qartë
B.K.//ReportTv.al